Grabitën blindat me para në Rinas, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dënuar me 129 vite burgtë dyshuarit.
Dënimet që kërkon prokuroria për autorët e dyshuar:
Dash Kupa të dënohet me 20 vjet burg.
Ernest Kupa 19 vite e 8 muaj burg.
Neim Avdyli 20 vjet.
Ditjon Memlika 5 vjet e 8 muaj, bashkëpunëtor i drejtësisë.
Admir Çerpja 5 vjet e 8 mua, bashkëpunëtor i drejtësisë.
Fatjon Xhyliu 16 vite burg.
Dritan Sinani 16 vjet burg.
Aleksandër Murataj 24 vjet burg, i cili është dhe organizatori i grabitjes, dhe është ende në kërkim nga ana e policisë.
Grabitja e parë e këtij grupi ka ndodhur në vitin 2015, kur u sulmua Union Bank, për t’u vjedhur prej andej 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.
Vetëm pak muaj më vonë do të vinte edhe grabitja e dytë, e suksesshme për shuma më të mëdha, me rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe valuta të tjera të vjedhura.
Grabitja e tretë dhe më e rënda ishte ajo e ndodhur pranë Rinasit, ku u rrëmbyen në rrugë nga automjeti shoqërues i policisë private 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.