Rusi- Elena Karimova, dyshohet se ka mbytur vajzën, Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç, në pjesën e pasme të makinës përpara se të digjte dy trupat e tyre. Pamjet e fundit të saj janë filmuar nga një market tek një karburant ku ajo ka qëndruar për tu blerë çokollata, përpara se të kryente veprimin e tmerrshëm.
Ngjarja tragjike që ka shokuar mbarë opinion publik ka ndodhur në Nizhny Novgorod të Rusisë Perëndimore. Ajo ka çuar dy vogëlushët e saj në një ndërtesë të pabanuar dhe më pas u ka hedhur benzinë duke u vënë flakën, raporton Metro.
Duke pasur frikë se tymi do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve ajo ka marrë dhe ujë me vetë për ta shuar zjarrin. Prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen makabre, thanë se trupat e fëmijëve janë mbytur dhe më pas janë dërguar në një ndërtesë ku dhe janë djegur.
Një banor i zonës ka thënë se në fillim zjarrfikëset menduan se kufomat ishin të ndonjë kafshe, por më pas zbuluan se ato ishin fëmijë.
Evgeni Katyshev : Zjarrfikësi fillimisht mendoi se kufoma e djegur i përkiste një qeni. Por kur ai u afrua më afër, ai kuptoi se ishin kufomat e dy fëmijëve.
Trupat e vogëlushëve ishin dëmtuar tmerrësisht shumë dhe ka qenë e vështirë për të identifikuar gjininë e tyre, kanë thënë hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore.
Në deklaratën e saj të parë, 27- vjeçarja ka thënë se ka qenë e pamundur që të rriste dy fëmijët e saj, pasi nuk kishte para të mjaftueshme. “Në fillim kam jetuar me burrin, por më pas jam divorcuar dhe e kisha shumë të vështirë për ti rritur fëmijët”, ka thënë ajo kur është pyetur lidhur me arsyet e krimit monstruoz. Por, më vonë e ka tërhequr këtë deklaratë.
Karimova ka një faqe biznesi me 27 mijë ndjekës në Instagram dhe shpenzonte para për të bërë pushime.
Nëna e saj, Natalia Testenkova ka folur lidhur më vrasjen makabre dhe ka thënë se nuk është e mundur që vajza e saj të kryente këtë veprim. “Ne nuk e besojmë këtë. Ajo është nënë e dashur. Si mund të vriste fëmijët e saj? Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ne nuk besojmë se këta janë fëmijët e saj që u gjetën të djegur”.
Dy javë para se të kryente vrasjen, Karimova në një kartolinë të publikuar për ditëlindjen e vajzës së saj, ka shkruar: “Ti je shpirti im, je arsyeja për të cilën jetoj, ti je kopja ime”