Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua si Autoshkolla Selimi. Një teatër grotesk politik ku luhet…

0
170

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama i delegoi Gent Cakajt, detyrën ‘de fakto’ si ministri i ri i Jashtëm dhe fjalimit të parë të këtij të fundit në postin e rëndësishëm, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Ndër ta gazetari dhe moderatori  Denis Dyrnjaja, e ka cilësuar fjalimin e parë të Cakajt si të një nxënësi të shkollës fillore, kur merr dëftesën dhe falënderon mësuesit e drejtorin.

Postimi i Denis Dyrnjaja:

Përfundimisht Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua si Autoshkolla Selimi.

Kisha dyshime që jo, por ato i shoi fjalimi i parë përshëndetës i Ministrit të Komanduar Gent Caka, një fjalim emocional i denjë për një nxënës shkolle fillore që merr dëftesë dhe falënderon mësuesit dhe drejtorin e shkollës dhe sidomos drejtorin që nuk po gjente fjalët e duhura si ta falënderonte dmth.

Të mendosh se konferencën e ndiqte trupa jonë diplomatike por edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë.

Një teatër grotesk politik ku luhet me teka që të kushtojnë edhe dinjitetin shtetëror!

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here