Kida nuk është më pjesë e ONREKORDS.
Këngëtarja ka përfunduar kontratën me kompaninë muzikore dhe lajmin e ka dhënë në profilin e saj në Instagram, ku shkruan se pa ndihmën e stafit nuk do të ishte aty ku është sot.
“Të dashur fansa, miq dhe kolegë, njerëz pa vlerësimin e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot! Dua t’ ju lajmëroj qe nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë ONRECORDS. Publikisht dua të falënderoj të gjithë stafin e punës për punën e palodhshme deri më sot që kanë qenë pjesë e udhëtimit tim dhe kemi bërë së bashku një punë të madhe e të palodhshme më shumë dashuri. Unë do të vazhdoj të sjell projekte të reja në vazhdim! Faleminderit shumë”- shkruan Kida.