Nga ndërtimi te industria, sektorët që ofrojnë më shumë vende pune

0
223

industriaRaporti më i fundit i Institutit të Statistikave zbardh shifrat për sektorët kyç në Shqipëri. Në këtë mënyrë ka pësuar rritje punësimi në sektorin e industrisë, ndërsa sektori i ndërtimit ka pësuar një ulje, krahasuar me periudhën e një viti më parë.

 

Industria

Në tremujorin e dytë 2014, shifra e afarizmit në volum në “Industri” (përfshi Industri nxjerrëse dhe përpunuese), është rritur 8,5% krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Në këtë rritje ndikon aktiviteti “Industri nxjerrëse” me 20,4%. Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” paraqitet me rritje 9,8%, ndërsa aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” me rënie 9,7%. Volumi i prodhimit industrial shënoi një rritje prej 4,3% në tremujorin e dytë 2014, ndërsa volumi i prodhimit të energjisë elektrike shënoi një rënie me 38,0%, krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Numri i të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri” (Industri nxjerrëse dhe përpunuese) u rrit me 21,0%, krahasuar me tremujorin e dytë 2013, ndryshim i cili vjen kryesisht nga rritja e këtij treguesi në “Industri Përpunuese”. Për aktivitetet “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” dhe “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”, ky tregues paraqitet me rritje 8,8% dhe 6,1%. Niveli i fondit të pagave shënoi një rritje prej 18,5% në “Industri”, 24,3% në “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” dhe 8,7% në “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në Industri, paraqitet me rritje 16,4%. Të dy degët përbërëse si “Industri nxjerrëse” dhe “Përpunuese” kanë pasur rritje me 16,6% dhe 16,3%. Aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi rritje në 8,5%, ndërsa aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar” shënoi rënie me 12,4%. Gjatë tremujorit të dytë 2014, volumi i prodhimit industrial shënoi një rënie me 4,6% krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa volumi i prodhimit të energjisë u rrit me 8,7% referuar të njëjtës periudhë krahasimore. Me një rritje prej 2,8% rezulton numri i të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri”, rritje e cila vjen kryesisht nga ndikimi i Industrisë Përpunuese. Ky tregues paraqitet me një rritje prej 0,6% në Energjinë elektrike, gazin dhe avullin dhe rritje prej 1,0% në aktivitetin e Grumbullimit dhe furnizimit me ujë. Fondi i pagave shënoi rritje në aktivitetet “Industri”, “Energji elektrike” dhe “Grumbullimi dhe furnizimi me ujë”, me 5,9%, 6,1% dhe 9,3%.

 

Ndërtimi

Në aktivitetin e ndërtimit, shifra e afarizmit në volum, në tremujorin e dytë 2014 shënoi një rënie prej 15,6% krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Volumi i ndërtimit paraqitet me një rënie prej 10,3%. Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e Ndërtimit në tremujorin e dytë 2014 paraqitet me një rritje prej 16,7% krahasuar me tremujorin e dytë 2013, ndërsa fondi i pagave shënoi një rritje prej 10,8% gjatë së njëjtës periudhë. Në tremujorin e dytë 2014, shifra e afarizmit në volum, shënoi një rritje prej 20,5% krahasuar me tremujorin e parë 2014, ndërsa volumi i ndërtimit është rritur me 31,7% gjatë së njëjtës periudhë.

 

Shërbime

Në tremujorin e dytë 2014, shifra e afarizmit në volum, në fushën e shërbimeve është rritur 7,4% krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Në këtë rritje ndikojnë aktivitetet: “Agjenci udhëtimi”, me 37,0%, “Hotele”, 20,5%, dhe “Informacioni dhe komunikacioni” me 25,1%. Në aktivitetet “Transport dhe magazinim, ku përfshihet dhe aktiviteti postar”, indeksi i shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e dytë 2014 krahasuar me tremujorin e dytë 2013, paraqitet me rënie prej 25,9%. Në tremujorin e dytë 2014, në ndërmarrjet e aktivitetit të Shërbimeve ka pasur një rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 16,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2014, ky tregues paraqet rritje me 5,6%. Në fushën e Shërbimeve, në tremujorin e dytë 2014, ka pasur një rritje të fondit të pagave me 12,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2014 fondi i pagave paraqitet me rritje 3,6%. Tregti me shumicë dhe pakicë, dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe Tregtia me shumicë Shifra e afarizmit në volum, në aktivitetin “Tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve dhe riparimi i automjeteve”, në tremujorin e dytë 2014 krahasuar me tremujorin e dytë 2013, është rritur me 14,0%, dhe aktiviteti “Tregti me shumicë” është rritur me 5,9%. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetet: “Tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve dhe riparimi i automjeteve” dhe “Tregti me shumicë” paraqet rritje prej 19,8% dhe 14,8%, në tremujorin e dytë 2014 në krahasim me tremujorin parë 2014. Në tremujorin e dytë 2014, në ndërmarrjet e aktivitetit të “Tregtisë me shumicë” ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë është rritur 12,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2014, ky tregues paraqet rritje 1,0%. Në aktivitetin e “Tregtisë me shumicë”, në tremujorin e dytë 2014, ka pasur një rritje të fondit të pagave me 14,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me tremujorin e pare 2014 fondi i pagave paraqitet me 5,1% rritje.

 

Agjencitë e udhëtimit

Në seksionin “Shërbime administrative dhe mbështetëse”, në aktivitetin e agjencive të udhëtimit, shifra e afarizmit në volum, rritet 37,0% në tremujorin e dytë 2014 krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Agjenci udhëtimi” paraqet rritje 2,7%, ndërsa indeksi i fondit të pagave paraqitet me rënie 6,7%. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, paraqet rritje 19,7% krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në këtë aktivitet paraqet rënie 3,5%, ndërsa indeksi i fondit të pagave paraqitet me rritje 3,4%.