‘Protesta e sakrificës.’ Braimllari: Prokurorja të këtë kujdes, ta çojë deri në fund këtë hetim

0
112

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, vazhdon të jetë në mbështetje të protestës së banorëve dhe qëndresës së tyre. Një simboli i sakrificës, shprehet Braimllari.

“Kjo protestë është e sakrificës, e shpirtit dhe e gjakut tuja, Kjo është protesta e djersës dhe krenarisë. Një kryeministër palaço, i papërgjegjshëm kërkon t’i shkatërrojë këto shtëpi për të mbushur xhepat e tij. E keni lënë pa fjalë, sepse e nxorët para shqiptarëve dhe ia keni çjerrë maskat e mashtrimit. Prokurorja të këtë kujdes, të zbatojë ligjin dhe ta çojë deri në fund këtë hetim”, theksoi ai.

 

Fjala e Deputetit  të LSI-së, Endrit Braimllari në protestën e Unazës së Re

Nga Unaza e Re i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme që të ketë kujdes, të zbatojë ligjin dhe të çojë deri në fund këtë procedurë. Sepse ajo ka dalë hapur që është një Prokurore e Përgjithshme e Edi Ramë. U vërtetua shumë mirë këto ditë se çfarë bëri me një nga institucionet e drejtësisë, atë drejtësi që e duan të gjithë shqiptarët. Dha verifikimin për një Prokuror, për Bujar Sheshin, që është i pastër në përputhje me ligjin për të qenë pjesë e KLP-së. Dhe këtë e dha në kundërshtim me ligjin sepse i dha urdhër Edi Rama, sepse e ka kapur Edi Rama. Sepse po këto ditë është verifikuar që ky Prokuror nuk është në përputhje me ligjin. Ky Prokuror nuk është i pastër për të qenë pjesë e këtij sistemi të drejtësisë. Pra kjo vërteton që Prokurorja e Përgjithshme është e kapur. Kjo vërteton që kjo Prokurore e Përgjithshme nuk ka sesi të vërtetojë këtë aferë korruptive, sepse është e kapur nga Edi Rama dhe është aty për të mbrojtur atë. Dhe kjo ka dalë hapur para shqiptarëve.

Në fakt qoftë unë dhe Klevisi, por edhe deputetë të tjerë të opozitës e kemi pasur të qartë që kjo dop të jetë një Prokurore në shërbim të Edi Ramës sepse u zgjodh në kundërshtim me ligjin. U zgjodh me 69 vota. Dhe si mundet një Prokurore që presupozohet të zbatojë ligjin, që presupozohet të mbrojë drejtësinë dhe të jetë e paanshme, të zgjidhet në kundërshtim me ligjin. Ja çfarë solli sot. Solli një Reformë në Drejtësi të kapur nga Edi Rama, solli një KLP të kapur nga Edi Rama, e cila po bëhet drejtpërdrejtë me duart e kësaj Prokuroreje të Përgjithshme. Ndaj ne duhet të jemi të gjithë bashkë me 16 shkurt. Sepse këtu ka rënë shteti, këtu ka rënë çdo sistem. Sistemi i vërtetë është sistemi i vlerave që keni ju. Vlerat e njerëzve të ndershëm. Vlera që kërkojnë që në këtë vend të vendoset drejtësi. Tanimë drejtësia u takon banorëve. Tanimë drejtësia u takon ta vendosin qytetarët, sepse nuk ka shtet she sistem që vendos drejtësinë. Sepse këtu çdo gjë është e kapur nga Edi Rama dhe klika e tij mafioze.

Ndaj kjo protestë këtu është protesta e vlerave kundra një kryeministri që përfaqëson antivlerën. Ndaj kjo protestë është protestë e njerëzve të thjeshtë që duan drejtësi. Ndaj kjo protestë ka rezistuar  80 e ca ditë. Sepse është protestë që buron nga drejtësia, buron nga ajo çka ju keni më të rëndësishme, pronën tuaj.

Kam dhe një apel për sa i përket banorëve të Bulevardit të Ri. Kemi qenë në komunikim qoftë Klevisi qoftë unë, por edhe deputetë të tjerë me ata banorë. Atje është kryer akti final i vjedhjes së pronës së qytetarëve. Nëse këtu Edi Rama është në fazën e rrjepjes së parave nga tenderimi, atje është në fazën ë rrjepjes së qytetarëve dhe e mbylljes komplet të skemës së tij të mashtrimit. Sepse u premtoi banorëve të Bulevardit të Ri, ashtu siç u premtoi edhe juve në fushatë, që votoni për Rilindjen sepse unë do ua shpronësoj pronën. Vajti atje dhe kaloi të 3 lotet për shpronësim, u bënë matjet e shtëpive, doli vlera e çmimit për dëmshpërblim dhe tani çfarë bën? Shkon si arrogant, shkon si i papërgjegjshëm, tallet me djersën dhe mundin e qytetarëve dhe nuk shpronëson lotin e tretë. Pra ky është një kryeministër antikombëtar.

Ndaj me 16 shkurt të jemi të gjithë në protestë, të protestojmë për varfërinë që ka kapur vendin. Të protestojmë për paligjshmërinë e Edi Ramës. Të protestojmë për sistemet e drejtësisë qe Edi Rama ka kapur, të protestojmë për të rinjtë dhe të rejat që largohen nga vendi. Të protestojmë për studentët. Të protestojmë për biznesin e mesëm që po i merr shpirtin. Të protestojmë për banorët e Unazës së Re, Bulevardit të Ri, Shkozës dhe të gjithë Shqipërisë, që duan drejtësi në këtë vend dhe që duan që të ardhmen e fëmijëve të tyre ta ndërtojnë në këtë vend. Faleminderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here