“Arta Markut i plas ‘bomba’ në duar!” Caka: Paç veten në qafë, se edhe Edi Rama do të të lëshojë!

Deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka reaguar në rrjetin social facebook, me kritika për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

Statusi i plotë:

Arta Marku gënjeu përsëri!

Është bërë e udhës tashmë që Prokuroria e Përgjithshme të reagojë me deklarata drejtuar popullit të Arta Markut, të cilin për të disatën herë radhazi, Arta tenton t’a gënjejë.

Pasi i plasi në duar bomba e radhës nga Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH), lidhur me evidentimin e Bujar Sheshit (anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë), si bashkëpunëtor me Ish-Sigurimin e Shtetit, Arta tenton të lajë duart e t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, duke thënë se:
“… në kushtet kur verifikimi në AIDSSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.”

Që Znj. Marku shpeshherë ka bërë gafa duke nxjerrë deklarata që i shkojnë të gatshme nga zyrat e Kryeministrisë, ky është një fakt që tashmë dihet. Mirëpo shpresonim që do të kishte vënë mend e të paktën do ulej t’i shkruante vetë dy gisht deklaratë, në mënyrë që me eksperiencën e saj mbi 15 vjeçare si Prokurore, të shkruante me vërtetësi dhe përgjegjësi të plotë.

Meqënëse ajo impenjohet vetëm për të disinformuar, se ashtu ia kërkon militantizmi, po i citojmë Znj. Marku vetëm 2 nene të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”:

Neni 105/2/dh parashikon se “kandidatët për KLP, ndër të tjera, duhet të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para
2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”

Neni 109/1/2 flasin shumë qartë mbi përgjegjësinë direkte dhe personale të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e verifikimit të deklaratave të kandidatëve dhe përputhjes së tyre me kriteret ligjore:

“Neni 109
Verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore

1. Brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, administrata e Prokurorisë së Përgjithshme verifikon plotësimin e kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, dhe shpall zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.
2. Vendimi për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara në nenin 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, merret nga komisioni i kualifikimit, i përbërë nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dy prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Përgjithshme, të zgjedhur me short nga radhët e atyre që nuk kandidojnë. Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të kualifikimit organizohet nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm.”

Mos u përpiq fare të hedhësh përgjegjësinë gjetkë; kandidati ka përgjegjësinë e tij për deklaratën e prezumuar të pavërtetë që ka dorëzuar, ndërsa AIDSSH nuk ka asnjë përgjegjësi për paaftësinë tënde dhe të vartësve të tu.

E vetmja përgjegjëse për shkeljen e Nenit 109/1/2 je ti Znj. Marku! E vetmja përgjegjëse për shpërdorimin e detyrës, je ti Znj. Marku!

Ti për të shpëtuar mund të thuash edhe që nuk je ti Prokurori i Përgjithshëm, se ti mban një titull tjetër në fakt, atë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, por nuk do të të shpëtojë as kjo!
Mbrapsht e nise këtë punë, mbrapsht do t’a bitisësh! Paç veten në qafë, se edhe Edi Rama do të të lëshojë!

“Arta Markut i plas ‘bomba’ në duar!” Caka: Paç veten në qafë, se edhe Edi Rama do të të lëshojë!

Rama mashtroi dibranët. PD denoncon aferën e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko