Ndërsa protesta e studentëve vijon ndërsa tashmë këta të fundit janë ngujuar në ambjentet e fakulteteve përkatëse, deputetja e PArtisë Demokratike, Albana Vokshi, ka lajmëruar se nesër do të ketë një seancë tjetër urgjente në Komisionin e Edukimit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se ministrja e Arsimit Besa Shahini është thirrur në Komision në orën 09:00 për të raportuar në lidhje me problematikën e arsimit të lartë dhe kërkesat e studentëve.
“Një tjetër seancë dëgjimore URGJENTE!
Nesër në ora 9.00, Ministrja e Arsimit Besa Shahini, është thirrur në Komisionin e Edukimit për të raportuar në lidhje me problematikën e arsimit të lartë dhe kërkesat e studentëve.
Mirëpres pyetjet, shqetësimet dhe sugjerimet tuaja për t’ia drejtuar Ministres Shahini.
#StudentëtTëParët”, – shkruan Vokshi.