E gënjen mendja se është “Pashai i Vlorës”, Basha akuzon Ramën: I vuri kazmën universiteteve publike

0
179

Duke ftuar vlonjatët t’i bashkohen tubimit me 16 shkurt në Tiranës, Basha u shpreh se kryeministrin Rama e gënjen mendja kur mendon se është “Pashai i Vlorës” dhe i gjithë Shqipërisë.

Nga Vlora, në një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, kryedemokrati Basha tha se sistemi arsimor do të jetë në ditët më të zeza nëse vazhdohet me Ligjin e Arsimit të Lartë.

“Arsimi do të jetë në një ditë më të zezë nëse vazhdohet me këtë ligj të Arsimit të Lartë, që i vuri kazmën universiteteve publike. Demokratizimi i vendimmarrjes është normë evropiane, është garanci, siç është garanci për shtetin është garanci edhe për universitetin. Siç kemi ardhur sot në këtë ditë këtu, se e gënjen mendja atë që është Pashai i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërisë, se ai i di të gjitha, prandaj ai meriton të ketë edhe pushtetin ekzekutiv, edhe parlamentin, edhe gjyqësorin, edhe median, edhe ekonominë.

Edhe po t’i kishte fakultetet intelektuale nuk do të arrinte kurrë ti bënte, lëre më kur kemi të bëjmë  me një njeri të mangët, në shkollim, në formim dhe në performancë. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është fundi i mirëmenaxhimit të një sistemi. Prandaj, demokratizimi i sistemit arsimor do të jetë prioritare për ne. Çështjet kryesore të vendimmarrjes do t’u takojnë vetë universiteteve dhe aty ku duhet, do të jenë të përfaqësuar sa duhet edhe studentë”, tha mes tjerash Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here