Armando Cungu dhe ekipi i tij bëjnë harakiri në shtëpi, jo vetëm që nuk arritën të çajnë Tiranën, por një gol i Albi Dokës në minutën e 86-të i shkaktoi humbjen e 5-të sezonale.
E pabesueshme ajo që në ndodhi në Kamzës, e vështirë të kuptosh se kush festoi më shumë pas humbjes së Kukësit, Tirana që sigurojë një tre pikësh jetik për objektivat e tyre sezonal apo Partizani, më të kuqtë që e shohin veten tashmë plus tetë pikë nga verilindorët.
Pas një fillim vit aspak pozitiv, Kukësi duket si rilindi në Vlorë me atë tre pikësh por Tirana i rikthen sërish me këmbë në tokë duke i marrë pikë të plotë.
As Shkurtaj, as Rexhinaldo, as Rama nuk arrijnë të bëjnë diferencën, e kishin shumë të vështirë të ndëshkonin portierin Abibi ndërsa kryeqytetasit i goditën me një dalje të shpejtë në sulm, një aksioni finalizuar nga Doka që i jep Tiranës të drejtën për të synuar europën edhe nga kampionati.