Çmenduria e radhës! Kulla tek sahati, betonizimi i Tiranës, një krim për banorët që besuan Veliajn dhe rilindjen!

0
255

 

Nga Ilir Sopoti

KULLE PRANE KULLES SE SAHATIT TE TIRANES DHE KULLA TE TJERA – ÇMENDURI, MASHTRIM APO KRIM ???

Prej kohesh ka filluar ne Tirane periudha e kullave qiellgervishtese te heshtura. Punohet per muaj te tere pa asnje lloj tabele leje ndertimi qe e detyron ligji per inspektimin e ndertimit , sikur te ishim ne ndonje vend te humbur te botes se trete qe nuk ka as rregula as ligje. Keshtu ka filluar dhe vazhdon kulla prane ETC qe thuhet se po e nderton me leje te Edi Rames kompania qe ai pyeti Lul Bashen ne kuvend nese ben pastrim parash apo jo, keshtu edhe kulla prapa hotel Dajtit deri te pakten me 25 apo 26 Dhjetor. Pune ilegalesh???Pse ne heshtje??

Prej disa ditesh eshte rrethuar me panele llamarine pjesa qendore e Tiranes nga Kulla e Sahatit deri te pallati 3 katesh i Kaceleve dmth ndermjet rruges 28 Nentori dhe rruges AbdiToptani. Edhe ketu asnje tabele ndersa eskavatori ka filluar prishjet.

Shikoje se si “vandalet” kishin ngulur panelet e llamarines ne shkallet dhe sheshin e shkalleve qe sherben si trotuar buze rruges dhe te ndertuar qe ne kohen e Zogut apo te Italise perballe nderteses 3 bere 4 kat ( nje kat ka qene  pa leje po me sa duket e ka legalizuar Edi Rama ne vend qe ta prishte pavaresisht se eshte monument kulture dhe shtesa nuk kishte te ngjare me pjesen tjeter)  te ish Ministrise se Transporteve dhe te Brendshme qe sot ngjan si bordello me kryqe te miratuar nga Edi Rama dhe piktorja e vogel ne kundershtim me ligjin qe nuk lejon qe monumenteve te kultures  te kategorise se dyte ti ndryshohet fasada, pamja, duke i detyruar qytetaret te shohim nje pamje te shemtuar sic do Edi Rama dhe Erjon Velija.

Krimi apo cmenduria apo korrupsioni ka filluar me VKM 325, 12.4. 2017 , pra dy dite (apo dhe shume me pak apo disa dite me vonese nese llogaritet edhe afati i botimit ne fletore zyrtare nr.83/2017, date 20 prill 2017) perpara miratimit te planit te pergjithshem vendor me Vendimin e KKT Nr.1, 14.04.2017. Ne baze te kujt logjike, kujt arsyetimi , nevoje hiqet pjesa me e madhe e zones se mbrojtur te kryeqytetit qe ishte shpallur dhe ndoshta edhe zbatuar me vendimin e Keshillit te Ministrave NR. 180, 13.04.2000. Si mund te shfuqizohet ajo VKM, me nje te rene te lapsit dhe duke ebere gjoja ne emer te ligjit  ” Per trashegimine Kulturore” ???A nuk eshte kjo shkelje e ligjit qe ben “mu”??? Skandal??

Nga harta TR030 e njesive strukturore ne nivel qyteti, pjese e Planit te Pergjithshem Vendor te Tiranes qe kam ne dispozicion ( ne vendin ne internet te Agjensise se Zhvillimit te Territorit nuk gjendet asgje pervec vendimit te miratimit te PPV te Tiranes) del se aty eshte hedhur me ngjyre te verdhe te forte pak a shume kufiri i zones se mbrojtur me VKM nr.180, 13.04.2000 dhe ne legjenden e hartes eshte nje katror me vija 45 grade po perseri me ngjyre te verdhe qe shkruan ZONE E MBROJTUR . Ndersa pashaporta ( tabela ku jepen intesiteti i ndertimit te njesise struktuiore, lartesia maksimale e kateve, intensiteti i ndertimit i parashikuar, do jete me PDV zona apo jo etj) per njesine strukturore TR/1 qe perfshin gati gjysmen e zones se mbrojtur thote te tipologjia e ndertimit ndertime tip kulle dhe shumicen e parametrave i ka lene te percaktohen me PDV. Kjo pasaporte dhe te tjerat per njesite e tjera strukturore  nuk e gjen dot ne internet dhe as nuk permenden ne vendimin e KKT per PPV e Tiranes.

Si eshte e mundur qe pasaporta qe eshte thjesht zberthim i hartes se perdorimit te tokes qe eshte baza e PPV te lejoje, parashikoje ndertime ne nje zone te tille ku harta thote zone e mbrojtur ??? Mashtrim, harrese, apo shperdorim detyre?? E tille ka qene miratuar ky PPV edhe ne te ashtequajturat degjesa publike, ne keshilla teknike ne Keshill Bashkjak  apo edhe lali ERi te tille e ka firmosur zone te mbrojtur dhe  njekohesisht me pasaporte qe lejon ndertime tip kulle?? Ndersa VKM 180, 2000 ka ngarkuar ministrite perkatese per prishjen e ndertimeve te paligjshme te perhershem apo te perkohshme dhe realizimin e projektit per ruajtjen dhe resaturimin e elementeve perberes te ansamblit te mesiperm , ne pergjithesi. Pra brenda kesaj zone te mbrojtur VKM 180,2000, qe ka qene ne fuqi deri ne momentin e miratimit te vendimit Nr.1 , 14.04.2017, te KKT per planinm e pergjithshem vendor te bashkise Tirane detyron RUAJTJE DHE RESTAUERIM JO NDERTIM NDERTESA TIP KULLE??? Kush ka lajthitur qe ka paraqitur nje pasaporte te TR/1 dhe pjeses tjeter te zones se mbrojtur te tille dhe pastaj ka dhene gjithe keto leje ndertimi  te kundraligjshme per kulla dhe xhungel betoni prane kulles se Sahatit , mbrapa Hotel Dajti, te Teatri kombetar etj ??? Me kete pasaporte te kundraligjshme konsiderohet i gjithe vendimi Nr.1, 14,04.2017 i KKT per PPV te bashkise Tirane i pavlefshem  apo nje pjese e tij , kemi pavlefshmeri absolute apo relative ??? Kete mund ta thone vetem juristet.

Pra si ndryshoi gjithe ajo pune shumevjecare studimi, planifikimi , diskutimi ne publik dhe me specialiste ku ishte planifikuar zone e mbrojtur ne baze te VKM 180,2000 qe ishte ne fuqi  dhe me nje te rene te lapsit u ndryshua brenda nates dhe pak kohe apo nje vit me vone filloi dhenia e lejeve te ndertimit per kulla gjigande brenda zones se mbrojtur?? VKM nr.323, date 12.04.2017, ka hyre ne fuqi me 20.04.2017, pra 6 dite pas miratimit te PPV te Tiranes me vendim KKT. Mirepo shiko se cfare sarkazme ne nenin 3 , pika 3, te VKM: Plani i pergjithshem vendor i qytetit te Tiranes duhet te marre parasysh dhe kufijte dhe kriteret e qendres historike dhe zones se mbrojtur ne qytetin e Tiranes”. Po keshtu skandaloz eshte edhe neni 9, pika 2, qe edhe ne kete zone te mbrojtur te sakatuar qe e permend vazhdimisht do lejohen ndertime te reja.

A ka ndonje gje qe nuk e dime dhe a mund te na e shpjegoje Erjoin Velija dhe EDi Rama??? Si po veprohet me projekte te firmave qe ka perzemer dhe ka bashkepunuar dhe me pare Edi Rama si 51N4E , Cucinella etj??

Kush mund te na e shpjegoje se si eshte e mundur ne dy dite ( megjithese ajo VKM 180 ,2000 ishte akoma ne fuqi dhe nuk kishjte hyre ne fuqi VKM323,2017,  te ndryshoje gjithe plani i pergjithshem vendor i Tiranes ne menyre qe te behej e mundur ndertimi i disa kullave gjigande si ajo prapa hotel Dajti, kjo te kullla e  Sahatit, te Teatri kombetar etj te paparashikuar ne plan mbasi aty me pare me VKM te vitit 2000 ka qene zone e mbrojtur dhe nuk lejoheshin ndertime ???

Po plani i pergjitshem vendor i miratuar ne fillim para KKT ne keshillin bashkjak te Tiranes a i parashikonte keto ndertime duke qene se VKM e vitit 2000 nuk lejonte ndertime ne keto zona???

Po gjithe ato paraqitje publikut specialisteve per miratim, pyetje, diskutime etj si u bene kur nuk ishte miratuar kjo VKM 323,2017 ???

Vete PPV neni 4 thote se plani eshte objekt ndryshimi apo rishikimi sipas percaktimeve ligjore te nenit 26 te ligjit per planifikimin e territorit dhe ne cdo rast objekt rishqyrtimi te plote cdo 15 vjet..Edi Rama dhe Erjon Veliaj me nxjerrjen e VKM nr.323, 2017, duhet te kerkonin dhe miratonin rishikim te PPV per Bashkine Tirane. Nese i hedh nje sy ne vendin ne internet te Agjensise per zhvillimin e Territorit nuk gjendet nje vendim i tille.  Ka apo jo?? Mirepo edhe neni 26 i ligit 107/2014 i ndryshuar, rishikimi i planeve, nuk ja lejon Edi Rames dhe Erjon Veliaj ta ndryshojne PPV meqe Edi Rama nxorri nje VKM te re qe hoqi me shume se gjysmen e zones se mbrojtur te qendres se Tiranes duke e sakatuar barbarisht qendren e Tiranes dhe parashikuar kudo ndertime te larta.

Eshte hequr e tille vija e zones se mbrojtur ne VKM duke lene jashte ato pjese afer saj ku do jepeshin leje ndertimi per kullat. Pra e qellimte me paramendim. Po keshtu kemi shperdorim detyre dhe konflikt interesi nga EDi Rama sepse po ai vete heq pa asnje argument sic e do llogjika e thjeshte pjesen me te madhe te zones se mbrojtur duke lene vetem ministrite, kryeministrine, kuvendin , lulishten parku rinia dhe univesitetin, stadiumin qe e rrafshoi dhe rruget dhe po vete pastaj miraton leje ndertimi per kulla te larta dhe ndertime te tjera po aty. As presidenca nuk eshte me ne zone te mbrojtur as piramida as lulishtja ne ane te Kuvendit popullor deri te presidenca as hotel Rogner as……??? Pra ka qellim qe edhe keto objekte ti rrafshoje apo ne siperfaqen e tyre te ndertoje kulla apo objekte te tjera sikurse del rezultati i kesaj llogjike dhe strategjie e praktike  qe po ndjek Edi Rama?? Po ai vete miraton nje plan vendor te atille ku jane percaktuar qe me pare sheshet per kulla pa qene nevoja per PDV ndonese thote PPV qe do behet me PDV si per kullen dhe objektet e tjera te sahati , kullen prapa Hotel Dajti etj e jep leje per kulla qe ja ka hequr kompetence Erjon Velise???

Vendimi nr.10,02.02.2018 i KKT ashtu si edhe vendimi per kulle afer stadiumit Qemal Stafa dhe ne vende te tjera ka nje rregullore te vecante te miratuar me vendim te KKT, pra nje perjashtim nga rregulli duke sjelle pabarazi ndermjet qytetareve , pronareve te

ndryshem te trojeve dhe ndertesave ne Tirane sa here dhe si ti doje qejfi Edi Rames me vendim te KKT. Vete ka vendosur nje pike ne rregulloren e PPV  te bashkise Tirane ne nenin 79, hartimi i dokumentave te planifikmimit per te bere perjashtime si te doje vete dhe ku te doje vete duke anashkaluar si berjen e PDV qe nga ky vendim me sa kuptohet nuk eshte bere nje i tille megjithese cdo parameter thuhet ne pasaporte  do te caktohet me PDV dhe pa kaluar fare nga pushteti vendor Bashkija Tirane, pa marre fare parasysh pavaresine dhe kompetencen e pushtetit vendor. Ne asnje vend te botes nuk mund te ndertohet asnje objekt ne nje bashki apo qytet po qene dakort qytetaret e atij qyteti, zone, , Keshilli Bashkjak, kryetari i Bashjkise:

Ne kete rast me sa jam ne dijeni nuk ka pasur asnje konkurs nderkombetar dhe po te shikohet ligji per zhvillim dhe planifimkimi e terrotorit eshte ndryshuar ne ate menyre qe te mos behen me konkurse nderkombetare sic e ka gjithe bota.

Mirepo ti referohemi nenit 34 te rregullores me vkm nr.408, 13.5.2015, te ndryshuar disa here dhe sefundmi me vkm 231, 21.3.2017 , apo nenit 35  ( ky nen nuk eshte zbatuar dhe kjo leje e dhene per kulla 4,5,11,21 kate afer kulles se sahatit eshte e kundraligjsdhme. neni 35 shkelur per distance nga kufi prone) .Neni 34 i referohet nenit 19  te po kesaj rregullooreje dhe ne ate nen po vete Edi Rama ne perjashtim, dhe ndryshim te gjithe pikave te tjera ka shtuar edhe nje pike qed nuk shkon fare ne kontekst dhe permbajtje te emrtuar sh ne VKM date 21,3.2017 qe te jape  vete leje ndertimi pra KKT per objekte mbi 9 kate dhe te njeten gje ka bere edhe ne piken 3 zhvillime komplekse sipas pikes 1. Kjo eshte skandaloze . Ja ka hequr pushtetit lokal kete te drejte me nje kufizim kati qe ska te beje fare me lejet qe duhet te jape KKT dhe ja ka dhene vetes te drejte te jape leje ne kundershtim me cdo kriter ditance , ndricimi , dielliezimi , distance nga objekte monument kulture etj. Po keto objekte monumnet kulture si sahati apo xhamija apo bashkija a kane zone e tyre te mbrojtur, ku eshte pse nuk eshte miratuarm sa eshte nga instituti i monumenteve te Kultures dhe KKT?? A kemi ketu konflikt interesi dhe shperdorim detyre ??Zona e mborjtur eshte per shikim dhe mbrojktje te monumentit te kultures. Me keto ndetime qe ka parashíkuar Edi Rama ne kete zone 4,5,11,9,21 kate jo vetem qe nuk shikohen dhe as mbrohen sahati bashkija xhamija etj por ato vendosen ne pozita qesharake ne krahasim me objektet e reja qe do ndertohen. Shiko figura 8 , faqe 10 e vendimit te KKT dhe figura 15 faqe 17 e vendimit te KKT. Çfare skandali nje 5 katesh dhe nje 11 katesh qe e mbysin dhe percudnojne sahatin, simbolin e qytetit te Tiranes. Ne gjithe boten ruhet pejsazhi rreth objkteve simbol, te qytetit  dhe korridoret e shikimit te tyre si psh kulla Eifel ne France apo Big Ben ne Angli etj. Keto jane gjera te shenjta te paparekshme kudo ne bote. Vetem Edi Rama mund tja beje nje krim dhe kafsheri te tille Tiranes dhe Shqiperise qe e ka kryeqytet ate.

Po te shikohet projekti, ,plani i vendosjes se struktures pjese e vendimit te KKT del se eshte ndertuar hyrje parkimi nga rruga Abdi Toptani dhe nuk ka mundesi tjeter mendoj vecse duke thyer shkallaren paralel me ate rruge qe eshte nje vlere monumentale dhe nga ana parallel me Bashkine eshte ndertuar 5 katesh mbi shkallaren tjeter edhe ajo me siguri ka qene vlere monumentale qe nuk dihet se kush e mbylli.

Me ndryshimet skandaloze te miratura ne ligjin per planifikimin dhe zhvillimin e territorit me ligjin 28/2017 mund te behet PDV jo me per te gjithe territorin e njesise strukturore per edhe vetem per nje pjese te saj te quajtur zone zhvillimi dhe me nismen  e 51% te pronareve jo te njesise strukturore po te asaj zone zhvillimi qe mund te jete edhe nje ose dy pronare dhe perfitojne ata duke shkaterruar njesine strukturore dhe kufitaret duke ju zene driten , diellin etj sepse edhe distancat percaktohen ne ate te ashtequajtur PDV e cila edhe ajo miratohet nese nuk e kundershtojne me shume se 1/3 e pronareve jo te njesise strukturore te percaktuar ne PPV po te asaj zone zhvillimi. Kjo eshte skandaloze dhe shume e rrezikshme si per interesat e pronareve te tjere te njesise strukturore, te banoreve te qytetit ne pergjithesi por sidomos te kufitareve. Kjo na kthen prapa ne vitet 90 kur u shkaterrua Tirana nga ndertimet e larta dhe u la pa infrastrukture dhe u zhvleresuan pronat e kufitareve duke ju zene driten e diellin me te ashtequajtur studim pjesor qe ishte nje mashtrim qe edhe ai ne te shumten e rasteve nuk behej fare. Gjithashtu po me ligjin 28/2017 eshte hequr fare roli i keshillit Bashkjak qofte edhe si monitorues i PDV per ti kthyer per rishqyrtim.

Po te shikosh fotot bashkangjitur  nga te gjitha drejtimet te pejsazhit sfondit rreth sahatit aty nuk ka vend per kulle te larte afer kulles se sahatit as 5-11 kate as 21 kate. Me mbrapa duket shemtira e te njejtes firme belge 51N4E qe ngjan me nje kallam misri me copa betoni qe fillimisht Rama i kishte parashikuar si kulla me maje ne planin francez dhe dolen kulla me rritje volumi siperfaqe ne lartesi dhe ndertim me kube edhe mbi

monumentin e themeluesit te Tiranes dhe kishte parashikuar te behej e njejta ndertim dhe kulle edhe ne anen tjeter te monumentit qe eshte nje kafsheri dhe shkelje e ligjit sepse ka zone te mbrojtur edhe ai varri i pashait. Pra aty i nguli nje thike ne zemer Tiranes dhe themeluesit te saj.

Prap ketu te zona afer sahatit dhe xhamise po i ngul nje thike me thelle ne zemer Tiranes dher themeluesit te saj aq prane sa askush nuk do guxonte. As pushtuesit naziste nuk e bene dot nje shkaterim dhe percudnim te tille te Tiranes dhe kur populli i Tiranes kundershtoi te prishej pazari i vjeter ata u terhoqen. Ndersa Enver Hoxha arkitekti i madh i socializmit nuk u terhoq dhe rrafshoi pjesen me te madhe te zemres se Tiranes qe ishte pazari i vjeter dhe shume vila 2-3 kateshe sikurse ajo ku ka qene vendosur  muzeu i luftes apo Bashkija (komitetit ekzekutiv) . Mirepo ai nuk guxoi te ndertonte dhe prishte apo percudnonte monumentet e kultures si ish Parlamenti (sot teatri i kukullave), Bashkija, Ministria e Brendshme etj sic beri Edi Rama dhe Erjon Velija duke prishur bordura dhe shkallare dhe zevednsuar me materiale te tjera dhe pamje tjeter qe nuk i shkon atyre ndertesave apop me shtesa anesore e katesh me projekte skandaloze nder te cilet edhe rikualifikimi urban i sheshit Skenderbej i cili me siguri eshte edhe nje veprim anitiligjor ne percaktime te ligjit per planifikimin dhe zhvillimin e territoriit dhe ligjit per trashegimine kulturore. Pra ate qe nuk ja bene pushtuesit Tiranes dhe diktatori komunist me shpuren e tij injorante po ja ben Erjon Velija dhe Edi Rama me lejet per kulla edhe atje ku nuk mund ta imagjonoje dhe pranoje askush. Ky eshte arkitekti i madh dhe urbanisti me i madh edhe me i madh se Enver Hoxha. Edhe Torre Drini sipas shume arkitekteve te zote dhe me pervoje eshte ndertuar gabim , nuk duhet te ishte ndertuar ashtu dhe aty sepse ndikon duket keq ne sfond te sahatit dhe xhamise. Po kjo kulle gjigante dhe xhungel ndertimesh 4-11-21 kate afer kulles se sahatit cfare monstruoziteti do jete dhe cfare demi akoma me te madh mund ti sjelle pamjes se qendres se Tiranes, sfondit pejsazhit kur dihet qe ligji per planifikimin dhe zhvillimine e territorit mbron edhe pejsazhin??

A mund te na thote arkitekti, planifikuesi, inxhinjeri i rrjetit rrugor te PPV te Tiranes se si mund te perballoje rruga Abdi Toptani trafikun per kullen gjigande dhe xhunglen e betonit  prane sahatit kur deri me sot aty jane vetem 2 korsi me nje drejitm dhe ka shume trafik makinash ?? Po ana tjeter e kulles nuk ka rruge sepse eshte bere shesh kembesor nga Lali Eri dhe Edi Rama me te ashtequajturin rikualifikim urban qe me siguri permbyti biblioteken kombetare e cila qe prej dy vjetesh rri e mbyllur per sherbim  libra per lexuesin qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne histori , skandal dhe qe shtruan me pllaka cilesi ordinere dhe te thyera nje pjese dhe tani shume te thyera dhe kulmi pa niveluar pllakat ne formen e priramides??? Nuk ka as korsi parkimi ??? shume shume aty mund te ndertohej nje ndertese 2 kateshe qe nuk do ndikonte fare ne pejsazh . A ka pasur aty edhe troje prona publike ndertesa publike ??? kush mund ta kontrolloje , ku shkuan apo te gjitha ishin private???

Po te shikohen distancat ndermjet objekteve qe respektohen ne dhenien e nje leje ndertimi  sipas Rregullores per planifikimin dhe zhvillimin e territorit thote qe objekti i ri duhet te jete larg nga objekti ekzistues ne nje distance sa lartesia e objektit me te larte. A e ploteson kete distance kjo kulle 21 kate apo 5 apo 11 apo 9 kate baraz me aferisht ……..metra ( kate x 3metra kati) nga ndertesa 3 kateshe e ministrise se energjise dhe infrastruktures qe per me teper eshte dhe monument kulture dhe ka zonen e vet te mbrojtur qe nuk dihet nese e  kane percaktuar akoma apo jo qellimisht piktorja e vogel dhe Edi Rama si kryetar i KKT se ish ministrja e kultures nuk besoj ta kete bere. Apo eshte prone publike dhe nuk do ankohet njeri. Po nga ndertesa 3 kateshe ku eshte AKEP etj a respektohen distancat per diellezim, drite, ajrim etj ??? Po nga kulla e sahatit qe nuk besoj se mund te quhet pa dritare a respektohet kjo distance?? Po nga ndertesa 3 kat e Bashkise a respektohet kjo distance apo ngaqe eshte objekt publik (me Lali Erin dhe nje keshill bashkjak plotesisht te “shitur” qe nuk mbron interesat e qytetit dhe qytetareve  sikurse tregojne PPV e miratuara dhe lejet e dhena te ndertimit deri edhe me trotuare 2m te gjere, ngushtimi i trotuareve dhe rrugeve, korsite e bicikletave pa asnje lloj planifikimi dhe logjike duke demtuar trafikun publik te ambulancave dhe autobuzeve dhe biznesin ku jane bere etj ) a respektohet kjo distance?,. Ketu ka filluar krimin EDi Rama me Artan Shkrelin , Artan Lame dhe te tjere duke i bere n je shtese skandaloze me hark nderteses se bashkise dhe duke ndikuar ne pamjen , sfondin e xhamise qe eshte dhe monument kulture ,me zone te mbrojtur dhe shkelur distancat me nje leje te kundraligjshme ndertimi me shume mundesi. Thuhet se krimineli kthehet perseri ne vendin e krimit. A shkon kjo shprehje ne kete rast?? Pak me tutje eshte krimi tjeter i Edi Rames qe rrafshoi pemet ndryshoi , rrjetin rrugor , zhduku lulishten me nje te ashtequajtur studim francez dhe beri ate shemtire qe quhet Toptani center qe e ben te duket aq keq sfondin e sahatit dhe xhamise. Aty duhet te kishte mbetur lulishte, mushkeri e zones se qendres sic i ka bota  dhe nuk duhet te ishte ndertuar.

Do zhduket gjelberimi dhe pemet qe jane ne zonen afer sahatit deri te pallati i Kaceleve dhe kjo eshte dicka e zakonshme per EDi Ramen sikurse ka bere kudo ne Tirane dhe ndoshta e para lulishte qe eshte masakruar per te futur nje katedrale orthodokose ngjitur me ministrine e mbrojtjes ne zone administrative  ka qene lulishtja prapa komitetit te partise ( sot selia e PS)  dhe prapa ministrise se bujqesise.

A eshte studjuar hija qe do te leshoje kjo kulle 11 kate dhe kulla 21 kate qe ka dhene lejen Edi Rama?? Legjislacioni shqiptar qellimisht nuk ka pasur dhe nuk ka rregulla , distanca per ndertesat e larta mbi 12 kate me pare dhe ketu eshte bere dhe behet baterdija dhe korrupsioni. Ne Amerike ka pasur dhe ndoshta ka akoma rregulla qe studjohet se ku bie dhe cfare ore hija e nderteses qiellgervishtese qe do te ngrihet dhe pastaj jepet ose jo leje ndertimi. Po keshtu edhe ne Gjermani ka rregulla te vecanta per dhenie leje ndertimi per qiellgervihteset dhe nje e tille ka perrreth nje siperfaqe te madhe me gjelberim  . Edhe ne Itali mund te thuhet me siguri e njejte gje.

Po ketu cilen pjese te sheshit do mbuloje me hije kulla e re , po pallatin e kultures, xhamine , bashkine?? A do te jete e njejta sketerre qe shkakton me hijen e saj kulla e larte e projektuar nga 51NE ku sot eshte hotel Plaza. Hije dhe vetem hije , shkretetire ne vend te diellit dhe ngrohtesise se jetes qe ishte me pare ne rrugen 28 nentori dhe lulishten buze saj.

Si perfundim mendoj por kete duhet ta thoine juristet se te gjitha lejet e ndertimit te dhena nga KTT ne zonen e mbrojtur te qendres se Tiranes jane te kundraligjshme te pavlefshem nul. Dhe punimet duhet te nderpriten menjehere pa u shkaktuar ajo qe nuk mund te ndreqet me.

Duhet te kishin dhene doreheqjen ( sidomos ata qe ishin arkitekte apo urbaniste dhe e kuptonin fare mire se cfare po behej) qe me miratimin e ketij PPV per Tiranen me shkaterrimtar nga te gjithe studimet e meparshem  dhe me vonese duhet ta kishin dhene doreheqejen mbasi Edi Rama dha keto leje ndertimi skandaloze dhe cmenduri dhe te kundraligjsheme si kulla prapa hotel dajti apo kulla afer sahatit apo te tatri….si anetaret e keshillit bashkjak ashtu edhe Erjon Velija qe nuk mbrojten dhe nuk mbrojne qytetin dhe qytetaret qe i kane dhene voten dhe taksat por miratuan dhe lejojne te shkaterrohet dhe percudnohet Tirana dhe jeta e qytetareve per sot dhe per te ardhmen.

Te gjithe duhet te ngrihen qe te mos ndertohet afer kulles se sahatit apo prapa hotel Dajtit apo te Teatri Kombetar ne vende te tjera te zones se mbrojtur te qendres se Tiranes miratuar me VKM 180,2000 dhe qe ka qene ne fuqi kur u hartua dhe miratua PPV i Bashkise Tiaren ne 14.04.2017 dhe te anullohet ato leje ndertimi dhe te paret duhet te jene intelektualet qe nuk jane shitur te Edi Rama apo te Erjon Velija. Po keshtu edhe gjithe lejet e kundraligjshme te ndertimit apo ndertimet pa leje te dhena derisa ka qene ne fuqi zona e mborjtur e qendres se Tiranes sipas VBKM 180, 2000.

Tiaren, me Janar-02 shkurt 2019

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here