Terrori që Rama i bën administratës së Jugut për të marrë pjesë në antimitingun në Vlorë…

0
102

Protesta  që do të zhvillohet nesër në Tiranësi ka futur tmerrin Ramës, i cili ka angazhuar të gjithë mjetet e tij për të mbledhur sa më shumë njerëz në një takim që ai e ka paralajmëruar në Vlorë gjatë ditës së nesërme.
“Shikoni Terrorin që i bën Edi Rama administratës së Jugut për të marrë pjesë në antimitingun në Vlorë”, shkruna në një një postim në faqen e tij në facebok deputeti i LSI Endrit Braimllari.
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka publikuar mesazhe që sipas tij kanë mbërritur në telefonat e punonjësve të administratës në Jug të vendit. Bëhet fjalë për mesazhe ku iu kërkohet të jenë të pranishëm nesër në takimin e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, ndërkohë që kërkohet përgjegjësi nga çdonjeri.
Postimi tij i plotë
Shikoni Terrorin që i bën Edi Rama administratës së Jugut për të marrë pjesë në antimitingun në Vlorë.
Qytetarët ta refuzojnë këtë Kryeministër antikombëtar që mjetin e vetëm për të mbajtur pushtetin ka presionin dhe terrorin me bukën e gojës së qytetarëve.
Të gjithë me 16 Shkurt, ora 11, në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here