Deputeti demokrat Flamur Noka ndodhet sot në Shkodër, prej nga ku do të niset bashkë me mijëra qytetarë nga veriut, drejt Tiranës, për të protestuar. Noka tha shprehimisht për mediat se politika sot ia ka lënë fjalën, qytetarit, pa zbuluar asgjë nga skenari i protestës.
“Janë disa pika prej nga po nisen qytetarët për në protestën e Tiranës, – tha Noka. – Kjo është një nga pikat. Masiviteti është i paparë. Janë me mijëra qytetarë të Shkodrës që po nisen drejt Tiranës. Sot do të flasin qytetarët, sot politika hesht. Është dita e tyre. Pritet ajo që qytetarët e dinë vetë. Sot është fjala e tyre, nuk është fjala e politikës.