20 shkurti/ Çupi: Shqiptarët e bashkuar, rrëzuan bustin e diktatorit më të egër komunist që u kish pirë gjakun…

0
158

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar në një postim ne faqen e saj në facebook duke kujtuar diten e shembjes së statujës së diktatorit.

Duke bërë një përngjasim të situatës së atyre ditëve dhe situatës aktuale ajo shkruan se “është sërish rasti për tu ngritur në protestë e për të larguar nga poltroni i qeverisjes bijtë e atyre që më së shumti urryen këtë popull”.

Ja postimi i plotë i saj:

28 vite me parë shqiptarët u derdhën në sheshe në kërkim të demokracisë, lirisë dhe zgjidhjes nga prangat komuniste.

Shqiptarët e bashkuar nën thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” rrëzuan bustin e diktatorit më të egër komunist që u kish pirë gjakun për 45 vite. Unë isha dëshmitare e asaj dite historike në shesh.

Busti i tij u rrëzua nga shqiptarët që ëndërronin lirinë, por bijtë e atij regjimi vijojnë të jenë edhe sot e kësaj dite sunduesit e shqipërisë, të cilët nuk mundën të kthehen në qeveritarë për interesat e popullit.

Është sërish rasti për tu ngritur në protestë e për të larguar nga poltroni i qeverisjes bijtë e atyre që më së shumti urryen këtë popull.

Edi Rama nuk është statujë por mund të largohet përmes bashkimit të shqiptarëve që duan lirinë dhe demokracinë.

Nesër para Parlamentit vazhdon misioni i shqiptarëve në mbrojtjen e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here