Detaje të reja nga vrasja në Peqin…

0
147

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Galush të Peqinit, kur një i mitur ka vrarë në mënyrë aksidentale vëllain e tij.

K. Lleshi dyshohet se ka qëlluar pa dashje me armë çifte vëllain e tij Roland Lleshi.

Sipas policisë, ata kanë qenë duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Peqin/ Informacion paraprak

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën 14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllanë e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.

Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here