Deklaratë e fortë nga Alibeaj: Rama në prag të rrëzimit, e ka humbur qetësinë pasi revolta popullore i është bërë makth…

0
121

Vizita abuzive e kryeministrit Edi Rama në qarkun e Fierit, vijon të sjellë shumë reagime.

Shefi i qeverisë, që u prit me protesta kudo që shkoi, u hakmorr duke arrestuar dhjetëra qytetarë. E në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së për Fierin, Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se, kryeministri e ka humbur qetësinë pasi revolta popullore i është bërë makth.

Postimi i Enkelejd Alibeaj:

“Në 2 dite “vizite” në Fier, Edi Rama la pas mbi 50 të shoqëruar, dhjetra të arrestuar dhe një të akuzuar për …tentative vrasje ndaj policit! Iku me ankthin e madh të fundit të tmerrshëm që e pret. Kudo që shkon e ndjek vetem urrejtja e njerëzve. Zemërata e popullit e ka future në panik. E ndjen që fundi i tij është afër. Ka hedhur në veprim tani veglat politike në policinë e shtetit për të arrestuar protestuesit.
Pëllumb Isufaj, një qytetar i nderuar i Mallakastres, nëpunës shembullor e një familjar i respektuar, por edhe një kundërshtar politik i kriminelit në krye të qeverisë, arrestohet nën akuzën politike të sulmit ndaj policisë së shtetit, pa asnjë provë. Z. Isufaj, sic thotë vetë ai, dhe sic dëshmojnë protestues të tjerë, nuk ka kurrëfarë lidhje me incidentin gjate protestes ne Fier. Frika e ka kapluar Ramën. Qetësinë e ka humbur. Revolta popullore i është bërë makth. E vetmja zgjidhje e dëshpëruar, e autokratëve, sa here që fundi iu vjen, eshte kjo që bën Rama, arrestimi i kundërshtarëve politikë. Takohemi ne 16 mars!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here