19 të arrestuarit e protestës/ Florenc Hoxha dhe 18 protestuesit kërkojnë lirinë në Apel…

0
139

Po zhvillohet në Gjykatën e Apelit seanca për masën e rivlerësimit për   së opozitës në 16 shkurt.

Gjykata e Shkallës së Para la në burg 6 nga të arrestuarit, mes tyre edhe ish-kreun e INUV Florenc Hoxha.

Ndërkohë 7 të tjerë u lanë në “arrest shtëpie” dhe 6 te tjerë në “detyrim paraqitje”.

“Arrest me burg” u dha për Florenc Hoxhën, Ilir Hamedanin, Resul Dacin, Sajmir Rexhepin, Agim Peposhin dhe Ferit Dankshin.

Në “arrest shtëpie” u lanë Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Nasigjini, Festim Taku, Edjon Dine, Velion Tuci dhe David Linati.

Ndërsa masa ‘detyrim paraqitje’ u dha për Suzana Dimushin, Luftar Jakupin, Pëllumb Shelnën, Mitat Fierakun, Shpresa Linin dhe Hasan Jakupin.

Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj tyre për veprën penale të ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’, ‘goditje për shkak të detyrës’, ‘shkatërrim i pronës’ dhe ‘ prishje të rendit publik’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here