Teatri Kombëtar/ Shkrimtarja Açka, hapi i fundit të lidheshim me zinxhirë…Më thoni dhe unë do e bëj

0
202

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka theksoi se arti sot është i asfiksuar, ndërsa nxori në pah dhe problematikat me librin.

Në tryezën e Partisë Demokratike me Artistët ka folur dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Kryefjala e saj ka qenë Teatri Kombëtar.

Açka tha se nëse qeveria vendosë të prishë teatrin kundër vullnetit të artistëve ata do lidhen me zinxhirë.

“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem.

Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here