Hetimet për vrasjen e ish-të dënuarit politik, zbardhen detajet tronditëse…

0
257
Një konflikt i hershëm dhe pretendimi për një skemë mashtrimi dyshohet se janë motivet e vrasjes së ish të dënuarit politik Haxhi Baçinozi mbrëmjen e se shtunës tek Liqeni Artificial në Tiranë.
Krimi ka ndodhur në sy të djalit të 62-vjeçarit, teksa kishin dalë për shëtitje. Djali e ka njohur autorin e vrasjes që është larguar me pas më motor.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, me inicialet I.B . Burime informacioni pranë policisë pohojnë  se I.B e akuzonte Haxhi Baçinozin se e kishte mashtruar dhe i kishte marrë një shumë parash.
Baçinozi është me origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here