Ulet tarifa për kredit për “Master Profesional”
Protestat e studentëve kanë detyruar qeverinë të bëjë një hap pas për sa i përket kritereve që duhet të plotësojnë studentët për të aplikuar për master. Vendimi i djeshëm i qeverisë përcakton se për programet e studimit master nuk do të merret parasysh mesatarja mbi 6 por do të jenë vet universitet që do ti përcaktojnë kriteret. “Studentët që aplikojnë në institucionet publike të arsimit të lartë për të vazhduar studimet në një program studimi të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”/“Master i Arteve të Bukura”, për vitin akademik 2014-2015, përzgjidhen në bazë të kritereve të vendosura nga vetë këto institucione”,- përcakton vendimi i qeverisë.
Kuotat
Gjithashtu qeveria ka bërë “një hap pas” dhe për kuotat e pranimit për “Master Profesional”, duke rritur kuotat me 830 vende të reja.
Kuotat për “Master Profesional” të miratuara në 17 tetor 2014
Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014 – 2015, në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master profesional”, janë 6 393 kuota gjithsej.
Kuotat për “Master Profesional” të ndryshuara me vendimin e djeshmë të qeverisë
Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014-2015, në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional”, janë 7 223