Vangjush Dako e pranon: Isha student me pesa…!!!

0
136

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë një takimi me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka pranuar publikisht se ishte student me pesa.

dako

“Nuk kam qenë me dhjeta, kam qenë student me pesa. Kur jam bërë kryetar bashkie, kam qenë biznesmen i suksesshëm”, tha ai.

Po në këtë takim, ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Llesaji, i cili u prit me protesta nga studentët për shkak të ndotjes.

Debati mes minsitrit Lleshaj dhe protestuesve:

Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?
Protestuesi: Për çfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz
Lleshaj: Duhet të komunikojmë
Protestuesit: Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?
Protestuesit në kor: turp, turp, turp
Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin

Sander Lleshaj debat me studentet e Aleksander Moisut on Vidnews.

Sander Lleshaj debat me studentet on Vidnews.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here