Detaje të reja janë publikuar në orët e fundit lidhur me makinën që u përdor nga autorët.
Kur nuk janë mbushur 24 orë nga vrasja mafioze në Elbasan e avokatit Ravik Gurra, Policia e Shtetit nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve,
Makina e cila u gjend e djegur në zonën e Bradasheshit ishte raportuar e vjedhur në Fushë-Krujë, rreth tre muaj më parë nga pronari i saj.
Por, policia nuk kishte mundur ta zbardhte si vjedhje.
Cështja tashmë i ka kaluar Krimeve të Rënda, ndërsa kjo nuk është hera e parë që makina që raportohen si të vjedhura përdoren më pas për vrasje të tilla mafioze.