Lamtumirë o legjendë dhe fisnik i Tironës!

0
179

Nga Ilir Demaliaj

Sot Tirona e tironcave, por jo vetëm, por edhe Shkodra, por jo vetëm, por e gjithë bota e futbollit shqiptar është në zi, në dhimbje dhe respekt për çunin e Tironës, talentin e madh të futbollit shqiptar, fisnikun e njeriun nobel, qytetarin aq shumë të dashur për tironcit, që e deshën dhe i deshte shumë, legjendën Ali Mema, si pinjoll I familjes Mema dhe nderi I Tironës.

Ali Mema, lindi në Tironë, në 1 shkurt të vitit 1943, duke filluar te luaj me topin qysh fëmijë në rrugicën e tij, ku ishte themeluar familja Mema dem-baba-dem me breza si simbol I mirësisë dhe krenarisë për Tironën. Sëbashku me vëllain e madh Haxhiun e Osmonin, e më pas Sulën djalin e Haxhiut, dhe më pas djalin e Aliut, Ardin, i kanë dhënë futbollit të Tironës, si askush tjetër në sport, sëbashku si familje. Aq shumë sakrifica, emocione, lot gëzimi e lot hidhnimi për padrejtësitë qe i bënë këtij klubi gjatë regjimit komunist por edhe futbollistëvë të Tironës, për të vetmen arsye:

Klubi Tironës dhe tifozët e saj, nga regjimi komunist, dhe respektivisht, klubet e Dinamos (Klubi Ministrisë se Brendeshme)dhe Partizanit,(Klubi Ushtrisë) quhej klubi reaksionarëve.

Ne sytë e lojtarëve te klubit, Ali e Osmon Memës, Fatmir Frashërit, Gëzim Kasmit, Skënder Hykës, Bari Ishkës, Bujar Tafajit, Bixh Bytyçit, Xux Kazanxhiut, Niko Xhaçkës, u arrestua gjigandi dhe talenti tjetër I Tironës Skënder Halili. Nuk I hiqej nga sytë arrestimi i bashkëlojtarit tyre Skënder Halili, me të vetmin qëllim, për të shkatërruar atë ekip që po ngrinin si kulm I futbollit shqiptar, si legjendë, ende sot, atë klub që i kishte rritur Xhavit Demneri, si talente, Lym Alla dhe Enver Shehu, po I bënin tmerr të klubeve shqiptare, por sidomos gjeneralëve te ushtrise dhe sigurimit shtetit.

Ali Mema dhe Tirona, ja dhanë “shpërblimin” qeverisë komuniste, jo me dorëzim, jo me kompromis, por me urejtje të brëndëshme duke u shpalosur në fushë të papërballueshëm dhe duke marrë kampionat mbas kampionati nga 1965 deri në 1970, duke i hequr arbitrarisht dhe rast i paprecedent në futboll, kampionatin e vitit 1967, edhe pse Tirona e kishte siguruar kampionatin.

Ali Mema, nuk ishte njeriu që ankohej apo kërkonte ndere as kur ishte lojtar, as si trainer dhe as vitet e fundit të jetës tij. Qeverite e radhës japin qindra-mijra dollar nga fondi shtetit për të kuruar politikanët hajdutë që kanë rrënuar Shqipërinë dhe sportin. Jepen dekorata, jo për vlera por për shërbëtorë të regjimeve të radhës. Pensione speciale i jepen atyre që I shërbyen me artin demagogjisë vrastare të komunizmit! Kur, kur , kur….
Vlerat dhe dinjitetetet njerzore i lënë në harresë!

Ali Mema që dha aq shumë për futbollin, për ekipin kombëtar, që; kur luajti 6 muaj me Vllazninë që aq shumë e deshte dhe e respektonte qyteti Shkodrës, tjetër klub I disidencës shqiptare, kurrë nuk pranoj të luaj kundër fanellës bardh e blu. Ajo fanellë ishin rrahjet e zemrës, gjaku Ali Memës.

Për kontributin e tij për Tironën, por edhe si familje, në rrugën e Kavajës, pranë rrugicës ku ai lindi dhe u rrit, duhet të ngrihet busti Ali Memës, nga tironcit, si vlerë e madhe dhe e paharrueshme e Tironës.

Lamtumirë O legjendë dhe fisnik I Tironës!

Image

1. Foto Ali Mema
2. Nga e majta në të djathtë Nel Mema, I.D, Fatmir Frashëri, Ali Mema, Ben Stërmosi, Tit Dibra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here