Regjisori i njohur ‘shpartallon’ Veliajn: Qeni i Ramës, 14 gënjeshtrat që tha në 2 minuta!

0
488
 Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Regjisori Kastriot Çipi i ka renditur Erion Veliajt, sipas tij, 14 gënjeshta që ka thënë në 2 minuta e 10 sekonda për Teatrin Kombëtar. Çipi shprehet se Veliaj është qeni i sulmit të Ramës.
 

Çipi shprehet se qeni i sulmit të Edi Ramës ka thënë 14 gënjeshta për 2 minuta e 10 sekonda teksa ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij këto gënjeshta Veliaj i tha teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Reagimi i plotë:

REKORDI BOTËROR I QENIT TË SULMIT TË EDI RAMËS

14 GËNJESHTRA PËR 2 MINUTA E 10 SEKONDA

TË GJITHA GËNJESHTRAT LIDHEN ME TEATRIN KOMBËTAR DHE U THANË NË EMISIONIN OPINION NË TV KLAN, DATË 28.03.2018

KOHA GËNJESHTRA
32:55 Ky teatër ishte pjesë e Circolo Scanderbeg që nuk përfundoi kurrë.
E vërteta: Salla e Kino-Teatrit Savoia u hap në maj 1940, ndërsa i gjithë kompleksi u përurua në qershor 1942.

33:00 Që u bë si ambient provizor me tallash për 7 vite
E vërteta: Gazetari i famshëm italian Indro Montanelli në librin e tij “Albania una e mille” e quan këtë objekt “monumental, madje tepër monumental për Shqipërinë”. Asnjë dokument nuk thotë se u ndërtua për afat shërbimi 7 vjeçar. Rama dhe Kumbaro kanë gënjyer duke thënë se u ndërtua për të shërbyer 15 vjet. Qeni i Sulmit e kalon të zotin edhe në këtë pikë.
Gënjeshtra e tretë këtu është “tallashi”, që sërish nuk gjendet në asnjë dokument, as në raportin e fundit të Institutit të Ndërtimit (mars 2018) sepse kompleksi është ndërtuar me kolona hekurbetoni dhe panele me fibra druri dhe çimento, në përdorim edhe sot.

33:05 Dhe që ishte kryesisht një kinema e kazermës së luftës
E vërteta: Salla ishte kino-teatër dhe ka funksionuar edhe si teatër qysh në vitin 1940. Fotot nga arkivi i Institutit Luce flasin më shumë se fantazia e Qenit të Sulmit.

33:25 E kemi testuar dhe nuk ka asnjë vlerë të riparohet
E vërteta: Përveçse gënjeshtër, edhe gafë logjike. Testime nuk janë kryer kurrë. Por edhe po të ishin kryer, ato do të tregonin qendrueshmërinë e konstruktit, jo vlerën e e objektit. Vlera varet nga trashëgimia kulturore dhe historike që mbart.

33:37 Problemi që kemi sot është se i ndërtuar me atë kapacitet, nuk na vlen sot
E vërteta: Siç tregojnë fotot e kohës, salla kishte dy kate llozhash dhe kapaciteti total arrinte në 800 vende. Sot e kësaj dite, asnjë sallë e ndërtuar më pas nuk ka këtë kapacitet, as ArTurbina. Salla e dytë më e madhe është ish Opera Dopolavoro Albanese, sot salla e Universitetit të Arteve, me 600 vende.

33:42 I ndërtuar vetëm për të argëtuar ushtarët në atë kohë
E vërteta, siç shikoni në foto, Dopolavoro e ushtarëve ka qenë një ndërtesë krejt e veçantë. Circolo Scanderbeg dhe Opera Dopolavoro Albanese ishin objekte civile në shërbim të qytetarëve.

33:47 Po të pyesësh të gjithë artistët, ndërrohen në korridor
E vërteta: Në korridor ndoshta ndërrohej Qeni i Sulmit dhe shokët e tij të “Mjaftit” kur bënin orgji transvestitësh, se aktorët ndërrohen në kabinat e tyre, të ndërtuara qysh në 1940-n.

33:50 Banjat janë të pamjaftueshme
E vërteta: Kam kaluar qindra net në atë skenë dhe qindra të tjera në sallë, por kurrë nuk kam parë radhë para banjave. Asnjë teatër në botë nuk është shembur sepse nuk i mjaftojnë banjat.

34:20 Nuk mban ndërtesa, se është provuar me inxhinierë
E vërteta: Kontruksioni nuk është testuar kurrë shkencërisht. Epirikisht, ka kaluar disa tërmete. Raporti i Institutit të Ndërtimit nuk thotë në asnjë rresht se konstruksioni nuk mban.

34:44 Ndërtesë me tallash, e dalë jashtë funksionit
E vërteta: Sot e kësaj dite nuk ka asnjë dokument zyrtar për mbylljen e sallës. TK ka marrë vetëm urdhër për t’u zhvendosur tek ArTurbina.

34:50 Italianët e nisën për 7 vjet
E vërteta: Gënjeshtër e përsëritur. Shiko më lart.

34:58 Sot shumica e shfaqjeve në teatër kanë nevojë për një “hon” ku skena të shkojë poshtë dhe një oxhak ku skena të shkojë lart.
E vërteta: Kur je injorant provincial dhe kërkon të dukesh ekspert bëhesh edhe më qesharak. Asnjë regjisor nuk ka kërkuar ndonjëherë që skena të zhduket poshtë. Në asnjë teatër të botës nuk ndodh kjo. Në teatrot më modernë, dyshemeja e skenës është e ndarë në panele që ulen e ngrihen me pistonë. Por nuk ekziston “honi”.
Ndërsa “oxhakun” salla e TK e ka. ArTurbina psh, nuk e ka!

35:05 Ka nevojë për gardërobë, ka nevojë për hapësira për skenografi.
E vërteta: Të gjitha hapësirat shtesë janë ndërtuar prapa skenës në vitin 2003.

Foto nga Teatri Kombëtar ndër vite, publikuar nga regjisori:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here