Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi duket se ende nuk e ka kuptuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet qyteti i Shkodrës, ku nuk flitet më për siguri.
Paraditen e të hënës, Lleshi prezantoi prefektin e ri Valdrin Pjetri.
Gjatë këtij prezantimit, ministri Lleshi ka folur për sigurinë në Shkodër ku është shprehur se ky qytet është sfiduar disa herë nga krimi.
‘Niveli i sigurisë në Shkodër është sfiduar disa herë nga goditjet e krimit. Ftoj qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë për të goditur krimin e organizuar’, tha Lleshi.
Por pas 11 vrasjeve dhe asnjë të zbuluar nga polcia, duket se ministri ende flet për nivele sigurie, në një vend ku nuk ka asnjë të tillë.
Ditën e shtunë u ekzekutuan 2 vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali. Pas kësaj ngjarje, ministri Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.