‘U gjet i varur në qelinë e tij!’ 38-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

0
124

38-vjeçari që vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” u gjet i varur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasi ai kishte tentuar vetëvrasjen në qelinë e burgut.

Viktima është shtetasi Bujar Murati, 38 vjeç. Ai kishte tentuar vetëvrasjen në qelinë e burgut, më 13 mars të vitit 2019 në Berat.

Por duket se, 38-vjeçari Murati, me gjithë trajtimet e marra për rreth dy javë, nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes. Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit, në fshatin Lybeshë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here