Heqja e targave “CD” për konsujt, reagon edhe Zenel Hoxha: Janë kërkuar nga vendi që përfaqësojmë

0
149

 

Zv.ministri Gent Cakaj u kërkoi sot paradite konsullatave të nderit të dorëzojnë targat diplomatike CD brenda 15 prillit 2019.  Vendimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ka sjellë reagime të konsujve të nderit. i pari ishte Perparim Kalo, konsull nderi i Danimarkes, i cili reagoi dhe tanime ka ardhur reagimi edhe nga   Zenel Hoxha, Konsulli Nderi i Afrikës së Jugut në Shqipëri,shprehet në një reagim për mediat se targat diplomatike janë kërkuar nga vendet që ata përfaqësojnë. “Pritja e autoriteteve të vendeve që përfaqësojmë duhet t’i përgjigjet standardeve të përcaktuara qartë në Konventës e Vjenës. Shërbimi nga konsullatat e nderit është në dobi të Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me vendet përkatëse. Targat diplomatike janë kërkuar nga vendi që përfaqësojmë. Shteti shqiptar dhe shërbimi i tij i jashtëm kanë treguar gjithmonë seriozitet në mardhëniet dy palëshe e më gjerë në 106 vitet që kur u krijua”,- tha për Dosja.al konsulli Zenel Hoxha.

 

LEXO EDHE :

http://www.standard.al/2019/04/01/konsulli-shqiptar-i-danimarkes-perparim-kalo-smund-te-cnderohem-nga-ministri-i-komanduar/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here