Alarm në Tiranë, ndërtimet e Lalit po na mbysin, 16 vdekje në vit nga ndotja…

0
146

Fluksi i madh i lejeve të ndërtimit për kryebashkiakun Veliaj tregojnë nivelin e zhvillimit, por abientalistët ngrenë alarmin se është shtuar ndotja në mjedis. Tirana është një nga tre kryeqytete me të ndotura të Europës. Niveli i ndotjes së ajrit është 60 % më shumë se norma e lejuar nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Në Bashkinë Tiranë, qarkullon raport i përmuajshëm për ndotjen e ajrit, por ai po mbahet sekret, për shkak të nivelit mjaft të lartë të ndotjes. Për vitin 2018, në një raport të OBSH-së thuhet se janë regjistruar 16 të vdekur në Shqipëri, nga 10 që ishte në vitin 2017, që të gjitha vdekje të konfirmuara për shkak të ndotjes së ajrit. Pjesa më e madhe e humbjeve njerëzore janë regjistruar në kryeqytetin e Lali Erit.

“Sot planifikojmë lançimin e aplikacionit që mat ndotjen e ajrit në Tiranë në kohë reale, në mënyrë që çdo qytetar, ashtu siç ka akses te kamerat e qytetit, raportimet, trafiku, të ketë akses edhe në këtë informacion. Vendimmarrja për të gjithë ne bëhet më e lehtë nëse të vërtetën e dimë të gjithë”, tha Veliaj një javë më parë. Po këto matësa nuk janë gjë tjetër përveçse një mënyrë propagande, pasi “kolaudimi” i tyre, gjithsesi më parë kalon nga duart e “ekspertëve” të bashkisë për ta kronometruar.

Po kush janë ndotësit e mëdhenj? Në vendin e parë gjithnjë mbetet qarkullimi i automjeteve, ku veç dendësisë së zonës urbane në Tiranë i shtohet edhe qarkullimi i madh i mjeteve të të gjitha llojeve. Por në tre muajt e fundit, ndonëse lëvizja e automjeteve është e njëjta në mesatare të muajve të mëparshëm, “çuditërisht” niveli i ndotjes është rritur.

Kjo shpjegohet me dhënien e lejeve të ndërtimit dhe nisjen e punës në shumë kantierë. Kullat dhe pallatet, përveçse ngushtojnë lëvizjen e ajrit, e ndotin në mënyrë direkte, si nga pluhurat që ngrihen gjatë punimeve, ashtu edhe makineritë e rënda që qarkullonjnë çdo ditë në kryeqytet.

Kamionët e tonazhit të rëndë dhe betonieret janë ndotësit më të mëdhenj, pasi çlirojnë me shumicë gaz karbonik. Gjithashtu për shkak të fushatës, makineria propagandistike ka ndezuar edhe “makinërinë e punimeve”…

Në shumë zona të Tiranës, bashkia ka nisur punime rehabilituese në shtrim të rrugëve apo shërbimeve të tjera komunitare. Që të gjitha po kryhen pa një grafik të studiuar e për më shumë krahas kaosit shpërndarjnë në çdo moment ndotje masive.

Ndërsa cilësia e ajrit urban zvogëlohet, rritet rreziku për goditje si sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive, si dhe sëmundje të frymëmarrjes kronike dhe akute. Këto janë simptomat e dukshme, por po vrasin çdo ditë jetët e qytetarëve, veçanërisht rreziku është më i madh për organizmin e fëmijëve.

Pylli orbital i premtuar nga Veliaj është kthyer në “pyllin e lirisë” së ndërtimeve, ndërsa Lali Eri muk lë rast pa përdorur fëmijët për kredo politike, ndonëse këta të fundit po rriten keq, nën ajrin e ndotur dhe rrezikun e sëmundjeve të rënda.

Nga Boldnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here