Me nobelistin Yunus / Basha: Fonde të përbashkëta, për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e punësimit

0
150

basha me zunus

Kryebashkiaku Lulzim Basha priti dje në një takim nobelistin Muhammad Yunus i cili është nismëtari i revolucionit financiar të mikrokreditimit. Basha ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të Yunus, për t’u dhënë mundësinë e hapjes së një biznesi, vetëpunësimit dhe punësimit mijëra njerëzve anembanë botës. “Nxitja e hapjes së bizneseve të reja dhe punësimi është prioritet i Bashkisë së Tiranës,- theksoi z. Basha. Bashkia e Tiranës  ka vendosur një fond prej 1 milion eurosh, i cili shërben si fond garancie për bizneset e reja që hapen si edhe po ashtu bashkia me donatorë të tjerë kanë vënë një fond prej 5.2 milionë dollarësh për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Tiranë. “Për shkak të situatës ekonomike që po kalon vendi dhe rritjes së vazhdueshme të taksave është bërë i vështirë, madje i pamundur suksesi i bizneseve.Lufta për mbijetesë ka bërë që shumë biznese të mbyllin vende pune, ku më të prekurit janë të rinjtë”, tha Basha. Në këtë kuadër, kryebashkiaku shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me “Yunus Social Business Albania”, për të nxitur nëpërmjet instrumenteve të përbashkëta, punësimin e të rinjve, ftesë që u mirëprit nga profesor Yunus.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency