Meta: U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!

0
132

Nga Ilir Meta.

I nderuar të merrja pjesë sot në meshën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare, si dhe duke e falënderuar për gjithçka ai ka bërë për komunitetin katolik në vendin tonë, i uroj imzot Frendos edhe shumë vite të tjera në misionin e Tij hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta.

U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!

ImageImage

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here