Shkrumbohet nga flakët makina e Shefit të Krimeve….

0
144

Mëngjesin e sotëm është gjetur e djegur makina e Shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Tepelenës, Gentian Shehu.

Sipas burimeve, mjeti tip “Ford” ka qenë i parkuar pranë banesës përballë pallatit në të cilin jetonte Shehu. Mjeti është gjetur i djegur mëngjesin e kësaj të enjte nga vetë Shehu, ngjarje të cilën ai e ka raportuar menjëherë në polici.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet për të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa sipas të dhënave paraprake ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një defekti elektrik.

Ndërkohë, djegia e makinës ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit në lagjen “15 Shtatori”.

Njoftimi i policisë:

Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen “15 shtatori”, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip “Ford”, (mjeti ka qënë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh.

Në vëndngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para proceduriale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental(difekt elektrik).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here