Grabitja e dytë e ndodhur brenda aeroportit të Rinasit, po nxjerr në pah skandale të panumërta të qeverisë së Edi Ramës.
Në kohën kur koncesioni i Rinasit po shitej nga kompania gjermane tek ajo kineze, që e ka sot në administrim, lobim të fuqishëm për këtë transaksion ka bërë Edi dhe Olsi Rama.
Por për këtë shitje, ka qenë kundër dhe nuk e ka firmosur ministri i Transportit i kohës, përfaqësues i LSI-së në qeveri.
Edhe pas kundërshtimeve të forta të ministrit, vendimin e ka marrë vetë Edi Rama.
Në atë kohë u përfol fuqishëm që Olsi Rama (vëllai i Edi Ramës) ishte ndërmjetësi që koncesioni nga kompania gjermane të shitej tek kinezët.
Ky është një mega skandal në prag të shpërthimi bashkë me akuzat e vëllait të Admir Murataj, se ky i fundit me shumë mundësi është thirrur për tu vrarë dhe për t’ia faturuar vjedhjen, por dyshimet ka se edhe vetë policia është e përfshirë në këtë grabitje të madhe.
Ndërkohë që Aeroporti i Rinasit nën drejtimin e Sandër Lleshit është pushtuar dy herë nga hajdutët e armatosur.
Herën e parë kur Sandër Lleshi ishte drejtuesi i Bordit të Aviacionit Civil dhe herën e dytë Lleshi është ministër i Brendshëm
© SYRI.net