Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën para qytetarëve në protestë.
Jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë. Bashkë me këtë vërshim të padëgjuar për Tiranën, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash dhe grash fisnike. Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë. Të largojmë qeverinë e krimit.