Droga e kapur! Ish ministri: “Importi” i sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

0
242

Ish ministri i drejtesise Ylli Manjani nepermjet nje statusi ne fb ironizon duke shprehur dhe sigurine se nje sasi e tille droge nuk mund te importohet pa garanci shteterore.

Ja statusi i plote i Manjanit:

 

Droga vazhdon…
————
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.

Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…

Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.

“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.

Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam…“

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here