Partia Libra, e themeluar nga Ben Blushi ka dorëzuar kërkesën në KQZ në datën 3 Prill. Por, Ben Blushi figuron ende zyrtarisht kryetar i kësaj partie, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht, pasi u bë drejtor i televizionit “Top Channel”.
Endri Tafani, i cili e konsideron veten kryetar të “Libra”, ka deklaruar se kjo është një situatë e papranueshme, por KQZ, nuk pranon të bëjë ndryshimin e kryetarit. Klemend Zguri, kryetari i KQZ, ka deklaruar se Tafani duhet t’i drejtohet gjykatës me pretendimet që ka.
Pas publikimit të këtij fakti, Ben Blushi ka reaguar për mediat dhe shprehet se është mjaft i habitur dhe i ka kërkuar KQZ-së, ta ç’regjistrojë si kryetar të partisë Libra.