Kreu i selisë blu, Lulzim Basha ka mbërritur pak çaste më parë në qytetin e Lezhës, i shoqëruar edhe nga drejtues të Partisë Demokratike nga katër qarqet e veriut si nga Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra.
Nga informacionet paraprake pritet që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa aktualisht nuk ka detaje se sa do të jetë afati i saj.
Banorët do të bllokojnë rrugën si shenjë revolte për keqqeverisjen e vendit nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë vetë kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar se, opozita është e vendosur për të mos lejuar që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë.