Lehtësitë në pagesë/ Basha: Tërheqja e qeverisë prej protestave, të falen kamatëvonesat për energjinë

0
136

Kreu i opozitës: Edi Rama nuk u la qytetarëve asnjë alternativë tjetër, përpos qelisë së burgut, asnjë mundësi dhe nuk hapi asnjë vend pune

Lulzim BashaFitorja e parë e protestës së 22 nëntorit janë masat lehtësuese që së fundmi qeveria ka deklaruar për ata që kanë akumuluar fatura të papaguara të energjisë në vite. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i cili ripërsëriti kërkesën për faljen e kamatëvonesave.

 

Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje se tërheqja e qeverisë dhe pranimi i kërkesës së opozitës për shlyerjen e detyrimeve me këste të përballueshme ishte lëvizje e detyruar nga protesta e qytetarëve. Sipas Bashës, Kryeministri Rama nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të sprapsej kursi i tij i arrestimeve të personave që nuk kanë mundësi të shlyejnë faturat e energjisë. “Ne, opozita, Partia Demokratike kërkuam në mënyrë të përsëritur, që qeveria të aplikonte një sistem ku t’u jepte mundësi qytetarëve të shlyenin detyrimet e tyre me këste të përballueshme. Kërkuam shansin që detyrimet e ligjshme të paguheshin me këste të përballueshme dhe të arsyeshme”, – theksoi kreu i PD-së. Lehtësirat e parashikuara nga qeveria për faturat e papaguara ishin e vetmja zgjidhje e qeverisë, sipas Bashës. “Tërheqja që bëri sot (dje) Edi Rama nga kursi i tij i marrë është një lëvizje e detyruar nga bashkimi i zërit të qytetarëve në protestën e madhe popullore të 22 nëntorit. I gjendur përballë sovranit që nuk e mban dot me policë, sado ti shtosh ata, ai u detyrua të sprapset”, – tha Basha.

 

Të falen kamatvonesat

Kryetari i opozitës insiston që kamatëvonesat e debitorëve duhet të falen. Ai i propozoi qeverisë të falë të gjitha faturat e papaguara të mbledhura ndër vite si pasojë e abuzimeve nga ana e shtetit. Në rast se propozimi nuk do të marrë përgjigje pozitive, tha Basha, protestat për faljen e faturave ndër vite do të vazhdojnë. “Sot (dje) dua t’i përsëris qeverisë propozimet e PD-së për faljen e të gjithë kamatëvonesave të debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimit me faturën e energjisë elektrike nga ana e shtetit”, – kërkoi kryeopozitari. Në të kundërt tha kryeopozitari: “Protesta jonë e drejtë, protesta e qytetareve do të vazhdojë derisa të gjitha kamatëvonesat të falen e të eliminohen nga sistemi i faturimit bashkë me faturat abuzive”. Një tjetër propozim i Partisë Demokratike është pezullimi i faturave për të cilat është bërë një ankimim nga subjekte të caktuara për mbifaturim nga ana e shtetit. Një kërkesë e tretë, tha Basha, është edhe ngritja e një sistemi që do të verifikojë në kohë ankesat për mbifaturim, para se qytetarët të kryejnë shlyerjen.

 

Propozimet e PD-së

1-Sot(dje) duke ti përsërisë qeverisë propozimet e PD-së për faljen e të gjithë kamatëvonesave të debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimit me faturën e energjisë elektrike nga ana e shtetit.

2-Pezullimin e pagesës së faturave, për të gjithe rastet për të cilat ka një ankimim si mbifaturim, pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të këtyre faturave dhe mosndërprerjen e energjisë për qytetarët.

3-Ngritjen e një sistemi verifikimi të shpejtë për të gjitha ankesat e akumuluara për këtë çështje, për t’i kthyer përgjigje në kohë qytetarëve dhe për të shmangur në kohë pagesat dhe akumulimin e faturave abuzive dhe kamatvonesave.

 

Skemat, Basha: Mashtrim, nuk ka zgjidhje me paratë e dhëna në dorë

Vëtëm disa minuta më vonë, kryetarti i Partisë Demokratike, Luzim Basha doli në një reagim të dytë lidhur me dy skemat që prezantoi kryeministri . Basha i cilësoi mekanizmat lehtësuese të qeverisë si një përpjekje për t’i hedhur “hi syve” pasi sipas tij skemat nuk ofrojnë asnjë masë lëhtësuese për familjet që kanë detyrimet të prapambetura.  Nuk është zgjidhje deklarata e kryeministit, tha Basha që u thotë “ qytetarë, nëse paguani gjobën e padrejtë, malin me kamatvonesa mbi faturat abuzive, nëse e paguani në dorë, atëherë do të keni ulje. Vetëm gangsterët sillen kështu”, reagoi Basha.