Kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana dhe i dashuri urime plot zemra njëri tjetrit…

0
360

Moderatorja Arbana Osmani feston ditëlindjen ditën e sotme më 7 maj, por kjo është një ditë e veçantë edhe për dy persona shumë të rëndësishëm për të.

Bëhet fjalë për gazetarin e njohur Eraldo Rexhon dhe regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn, të cilët festojnë ditëlindjen në të njejtën ditë me Arbanën e cila mbush plot 36 vjeç.

Arbana ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme ta urojë Eduartin duke e quajtur “binjakun” e saj, në një foto që ka hedhur në Instastory. Ajo ka postuar vetëm foton e të dashurit të saj të përfolur, Eduartit në të cliën shkroi: Gëzuar ditëlindjen binjak.

Nga ana tjetër nuk ka vonuar as urimi i anasjelltë i Grishajt, i cili ka postuar një foto me Arbanën ku shkruan: Arsye për të festuar ditëlindjen! Edhe 100 e rralla Arbana!

Epo mos prisni më konfirmim, sapo na e dhanë në këtë ditë të shënuar për të dy!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here