Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi gjatë një takimi me qytetarët e Shkodrës se beteja e nisur më 16 shkurt, është pa kthim deri në largimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.
“Banda kriminale e Bajrave u bë njësh me Rilindjen, dhunuan vëzhguesit, nxorën pistoletat dhe i vunë në gjoksin e komisionerëve tanë, dhe manipuluan votat në favor të Edi Ramës.
Ata u versulën mbi pronat e shkodranëve, mbi vajzat e shkodranëve, dhe menduan se kishte nisur ora e mbretërimit të krimit të organizuar me ndihmën e Edi Ramën.
Por si injorantë që janë harruan se në cilin qytet janë. Ata që harrojnë zakon e kanun, siç thonë në Shkodër, i ul në gjunjë edhe 15 vjeçari më i ri i qytetit.