Mësuesit/ Çfarë do të përmbajë testi, pikët që duhet të arrini për t’u punësuar

0
207

Një pjesë e kandidatëve nuk pranohen në testim për mungesën e dokumentacionit. Testi do të ketë 70 pikë, kandidatët duhet të grumbullojnë minimumi 50 pikë për të qenë kalues

o-TEACHER-facebookTestohen sot në 12 qarqet e vendit më shumë se 7 mijë mësues. Të gjithë kandidatët do të konkurrojnë për një nga 2281 vendet e lira të punës. “Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton edhe një herë kandidatët e pranuar për të kaluar në fazën e testimit me shkrim (pas verifikimit të dosjeve të tyre nga DAR/ZA) dhe që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”, se provimi do të zhvillohet ditën e sotme, datë 6 dhjetor 2014, nga ora 11:00 deri në 13:00, në 12 qarqet e vendit (në çdo qytet, qendër qarku). Kandidatët e pranuar në testim duhet të paraqiten pranë mjedisit (shkollës) ku janë caktuar në orën 10:00 të datës 6.12.2014”, – thuhet në një njoftim të MAS. Sipas Ministrisë së Arsimit, kandidatët duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). “Përdorimi i celularëve gjatë zhvillimit të testimit është rreptësisht i ndaluar. Të gjitha informacionet mbi listën e kandidatëve, formatin e deklaratës që duhet të plotësohet nga kandidati përpara provimit, listat e kandidatëve për testim në çdo qendër testimi (shkollë)”, – thekson MAS. Testi do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përbën 30 pikë të testit, nga totali me 70 pikë dhe do të ketë pyetje me përmbajtje nga formimi i përgjithshëm i mësuesit (dokumentacioni), programi, drejtshkrimi i gjuhës shqipe, si dhe komunikimi dhe etika. Ndërsa pjesa e dytë e testit përbën 40 pikë dhe përmban pyetje profesionale, lidhur me profilin shkencor sipas fushës. Në mënyrë që aplikanti të jetë kalues, ai do të duhet të marrë më shumë se 50% të pikëve për çdo pjesë. Korrigjimi/vlerësimi i testeve do të bëhet i qendërzuar në Tiranë nga një komision mësuesish dhe ekspertësh të përzgjedhur nga MAS. Vlerësimi i testit do të jetë i sekretuar. Shpallja e rezultateve sipas ID-së të aplikantëve do të publikohet deri më datë 22 dhjetor. Ndërkohë, fituesi sipas rankimit zgjedh edhe shkollën, në bazë të vendeve të lira që janë shpallur për çdo DAR/ZA.

 

Vlerësimi

Çdo test do të vlerësohet nga dy specialistë të IZHA-s (Instituti për Zhvillimin e Arsimit). Komisioni vlerëson me pikë secilin nga dy testet dhe veçon rastet kur teste të caktuara dyshohen për kopjim. Kandidati vlerësohet me pesë nivele: A, B, C, D, E, që i korrespondon përkatësisht vlerësimit me fjalë “shkëlqyeshëm”, “shumë mirë”, “mirë” “mjaftueshëm” dhe dobët. Vlerësimi E (“dobët”) është pakalues. Të gjithë mësuesit që do të kenë ankesa nga vlerësimi, mund të bëjnë ankimin pranë Ministrisë së Arsimit për rivlerësim të testit.

 

 Invalidët, emrat e fituesve në universitete

Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi ditën e djeshme listën e kandidatëve me statusin e të verbrit, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, fitues në programet e studimeve të ciklit tё dytё me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve tё bukura”, për vitin akademik 2014-2015. Kandidatët me statusin e tё verbrit, tё jetimit, si dhe romёt dhe ballkano-egjiptianёt të cilët rezultojnë fitues regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 12 dhjetor 2014. Kandidatët me statusin e tё verbrit, tё jetimit, si dhe romёt dhe ballkano-egjiptianёt përfitojnë kuota për vazhdimin e studimeve në IAL publike, sipas VKM nr. 668, datë 15.08.2014 “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë pёr programet e studimeve tё ciklit tё dytё me kohё tё plotё “Master Profesional” dhe “Master i shkencave”/ “Master i arteve tё bukura”, për vitin akademik 2014-2015”, i ndryshuar.

 

Lista e kandidatёve fitues me statusin e të verbrit, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano – egjiptianët, pёr programet e studimeve tё ciklit tё dytё “Master Profesional”, me kohë të plotë, për vitin akademik 2014-2015.

 

 

Nr.Emri mbiemriProgrami i studimitIALKategoria
1Gentian SerjaniE Drejtë PublikeUniversiteti i TiranësBallkano – Egjiptian
2Mirela SerjaniMamiUniversiteti i Mjekësisë, TiranëBallkano – Egjiptian
3Ilir ShemePedagogji MuzikoreUniversiteti i Arteve, TiranëRom
4Nertila PërmetiInfermieristikëUniversiteti “Fan S. Noli”, KorçëBallkano – Egjiptian
5Nertila LiçajPunë Sociale me Fëmijët dhe FamiljenUniversiteti “Aleksandër Xhuvani”, ElbasanBallkano – Egjiptian

 

 

Lista e kandidatëve fitues me statusin e të verbrit, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano – egjiptianët, për programet e studimeve tё ciklit tё dytё “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura”, me kohë të plotë, për vitin akademik 2014-2015.

Nr.Emri mbiemriProgrami i studimitIALKategoria
1Sajmir FarriciDiplomacia dhe Marrëdhëniet NdërkombëtareUniversiteti i TiranësI verbër
2Jonida DervishiDrejtësi, me profil “E Drejtë Publike”Universiteti i TiranësI verbër
3Hatije SkënderiKontabilitet dhe AuditimUniversiteti i TiranësJetim
4Ram HadrojSociologji e Zhvillimeve ShoqëroreUniversiteti i TiranësRom
5Danjel HyseniPunë Sociale (3 drejtime)Universiteti i TiranësRom
6Rudina KiptiuPunë Sociale (3 drejtime)Universiteti i TiranësRom
7Ervis ÇotaStudime HistorikeUniversiteti “Aleksandër Xhuvani”, ElbasanBallkano – Egjiptian

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency