Ish-kryeministri denoncoi skenarët e ndarjes së Kosovës, Thaçi sulmon Berishën: Gërmadhë e skenës politike shqiptare

0
130

Pas përplasjeve në distancë, Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha si “gërmadhë politike”, duke e akuzuar për qëndrime armiqësore ndaj UÇK-së gjatë kohës së luftës.

“Unë çuditëm si zoti Berisha nuk ka pasur guximin qytetar dhe as politik ta kundërshtojë opinionin e këtij projekti nga presidenti Rugova, akademiku Qosja dhe Daci. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës, paralele me luftën e Milloshevicit ne terren, ka qenë dhe propaganda e zotit Berisha për UÇK-në maksiste-leniniste etj. Kam shkuar në zyrën e tij pas lufte dhe kemi pasur komunikim. Kur kam qenë kryeministër, kemi pasur respekt reciprok. Tani nuk kuptoj dhe shprehem i keqardhur për gjendjen e tij emocionale, si gërmadhë e skenës politike shqiptare”, ka thënë Thaçi./ Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here