A do e mbajë Patozi premtimin?! Galdini e sfidon me kandidimin në Tiranë: Më mbështesni!!!

0
124

Miq, Kam përsëri një thirrje shumë të sinqertë për politikanët dhe partitë e djathta dhe opozitare që janë regjistruar për të marë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Të dashur miq dhe kolegë të Bindjes Demokratike, të dashur miq dhe kolegë të Koalicionit Shpresa për Ndryshim, të dashur miq dhe kolegë të partive përbërëse të Koalicionit Shpresa për Ndryshim, së bashku dhe secili prej jush veçanërisht, kemi nevojë për bashkim. Kemi nevojë të jemi bashkë sidomos në betejën për Tiranën. Kandidimi im për Tiranën ka për synim që të gjithë shpirtrat, mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Tiranës që rrahin djathtas, që janë të zemëruara dhe e refuzojnë modelin e Rilindjes në Tiranë, që nuk e duan më Kukullën Veliaj në Krye të Bashkisë, të bashkohen në këtë Kryengritje të Heshtur të Qytetarëve të Papërlyer. Duhet të jemi të gjithë bashkë, pa paragjykime, pa dasi, pa qejfmbetje. Kush thotë se është i djathtë dhe opozitar, kush është vërtetësisht i djathtë dhe opozitar, nuk duhet ta pranojë më një ndarje tjetër në këtë betejë. Ju bëj thirrje vëllazërore, miqësore dhe politike që të më mbështesni në Kandidimin tim për Kryetar Bashkie të Tiranës. Shpresoj shumë në një reagim publik tuajin. Shpresoj të më jepni edhe ju një mbështetje nën frymën e bashkëpunimit si opozitarë dhe të djathtë. Përndryshe, nëse ju nuk do të më mbështesni, unë nuk do të merzitem me ju thjesht do vijoj rrugën time dhe përpjekjen për të qenë Kandidati për Kryetar Bashkie i djathtë dhe opozitar, Kandidati i Qytetarëve, përballë Ramës, Veliajt dhe juve. Në përvojën time 30 vjeçare si aktivist civil dhe politik jam mësuar me mosmbështetjen dhe refuzimin e Establishmentit Politik dhe Lojtarëve Politikë të rinj dhe të vjetër, pikërisht pse kam qenë ngahera qytetari dhe politikani i papërlyer dhe i ndershëm. Nuk më mërzit e as shqetëson një refuzim i ri apo një mosmbështetje e re nga cilido politikan i vendit tim. Përsa kohë vijoj të mbledh çdo ditë firmat e qytetarëve dihem Kandidati i Qytetarëve. Sigurisht që kam nevojë edhe për mbështetje e bashkim politik të të djathtëve dhe opozitarëve, por edhe po nuk ma dhanë e di që qytetarët nuk do të më lënë vetëm. Mbetem shpresëplotë se ju do të më mbështesni. Faleminderit.

Arian Galdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here