Aksident i rëndë/ Makina luksoze rrokulliset nga shkëmbi, ndalon mbi urën e fshatit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në afërsi të fshatit Griqan Sipër, në njësinë administrative të Labinot Fushës, ku një automjet i tipit “Ml 320”, është rrokollisur nga shkëmbi dhe ka përfunduar i shkërmoqur nën urë.

Bazuar në të dhënat paraprake të komunikuara nga Policia e qytetit të Elbasanit, si pasojë e aksidentit nuk ka pasur viktima, por thjesht të lënduar lehtazi që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat policore pasi mbërritën në vendngjarje për të kryer zbardhjen e rrethanave, zbuluan se shkak për aksidentin ka qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko