Asnje sistem zgjedhor nuk i reziston dot kalbezimit moral politik!

0
176

Edmond Panariti ne Facebook

A na shpeton sistemi zgjedhor nga blerja dhe devijimi i votave? Kush na e garanton këtë? Ndryshimet në kod dhe në sistemin zgjedhor janë të nevojeshme në mënyrë periodike, për të “optimizuar” voten popullore perfaqesuese. Kjo ndodh në të gjitha demokracite funksionale. Sigurisht! Por kjo presupozon separi moral politik dhe pakt kombetar për tu ndarë nga blerja, presioni, si dhe deformimi i votes duke shfrytezuar xhepat ligjore të sistemit… Thene shkurt nenkupton të mos futesh duart në proces. Pyetja që shtroj për reformatoret e sistemit dhe kodit zgjedhor është kjo :A nuk patem ne para ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, një tjeter sistem zgjedhor? Perse e ndyshuam ate ? Sepse nuk ishte perfaqesues? Jo aspak! Por partitokracia futi duart dhe e deformoi ate me metoden e Dushkut. E dhunoi e shfytyroi me një amoralitet të paprecedent! Prandaj një deputet u zgjodh dhe u fut në Kuvend me 25 mije votues, pas një gare burrerore dhe ballafaquese, ndersa dikush tjeter me “marifete” dhe pa u dukur fare ne fushate doli deputet vetem me tre mije vota “të trafikuara”.Pa llogaritur ketu parate e pista dhe shantazhet e pushtetit të asaj kohe. Prandaj asnjë iluzion! Sistemi cilido qofte ai, nuk garanton vote perfaqesuese nese ngrihet mbi një moral të kalbezuar politik!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here