Masakra në kullën e Jasharëve/ E mbijetuara, Besarta rrëfen ç’ndodhi në ditët e luftës

0
246

Masakra në kullën e JasharëveE mbijetuara e masakrës së 5 marsit 1998 ku u shfaros e gjithë familja e Adem Jasharit, Besarta rrëfeu dje për herë të parë ditët e luftës e ftuar ne e Diel ne Top Channel

Besarta Jashari, vajza e Hamza Jasharit, vëllait të Adem Jasharit dhe një prej protagonistëve të rëndësishëm të luftës së Kosovës, ka treguar dje për herë të parë atë çfarë ndodhi në Kullën e Jasharëve më 5 mars 1998 si e mbijetuara e vetme e një dyluftimi ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes Jashari. Një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët në këtë shekull është padyshim marrja e pavarësisë së Kosovës. Pas një kalvari të gjatë tensionesh ballkanike, që kulmuan me luftën në vitin 1998, 17 shkurti i vitit 2008, do të kujtohet gjithnjë si fillimi i një erë të re në rajon, erë e cila shihet se po shoqërohet me një sërë aksesesh pozitive për vendet e rajonit. Por vëndet nuk duhet ta harrojnë asnjëherë të shkuarën, raporti me të shpesh bëhet urë për të ardhmen. Pak kush e ka harruar shprehjen legjendare që shoqëroi festimet e shqiptarëve për pavarësinë. Ajo që gjendej në cdo mur apo bluzë të shqiptarëve. “Bac u kry”, një shprehje dedikuar një prej herojve të Kosovës, një njeriu që u kthye në një simbol të luftës, por dhe të bashkimit për tia dale mbanë. Ai është ish komandanti I UCK-se Adem Jashari. Në historinë e Kosovës pas luftës së dytë botërore familja Jashari do të luante një rol të rëndësishëm për të mbërritur në atë çfarë Kosova është sot. Shaban Jashari, babai i Adem Jasharit është një prej intelektualëve të njohur të Kosovës së viteve 50-60-të, një prej mësuesve të parë në zonën e Prekazit, i burgosur nga sistemi për shkak të qëndrimeve të tij patriotike. Djemtë e Shaban Jasharit, Rifati, Hamza dhe Ademi u rritën në një ambient ku projektohej heret e ardhmja e pavarur e Kosovës. Ata u angazhuan në çështjen kombëtare shumë herët. Kanë qënë pjesëmarrës në demostratat e para në Kosovë më vitin 1988. Adem Jashari ka qënë pjesëmarrës në grupin e luftëtarëve që u përgatitën në Shqipëri në vitet 1991-për të krijuar atë çfarë më pas u quajt Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndaj përqëndrimi i vëmëndjes së Ushtrisë Serbe ndaj familjes Jashari nuk ishte i rastësishëm. Ata e dinin se brënda atyre kullave ishte bërthama e luftës, ose mëndja e saj.

Ka pasur dy sulme të tjera ndaj familjes Jashari, për të mbërritur tek luftimi i datës 5 mars, ku familja Jashari humbi jetën pas 2-3 ditësh luftimesh me ushtrinë serbe.I pari ka qënë në 30 dhjetor 1991, dhe i dyti më 22 janar 1998, gati 3 muaj para ditës fatale. Për tre ditë rresht Hamzë dhe Adem Jashari kanë luftuar me ushtrinë serbe nga datat 5-6-7 mars. Sulmi ka nisur të enjten dhe përfundoi të shtunën në një luftë të pabarabartë ku humbën jetën 58 anëtarët e familjes Jashari. Por, mes kësaj tabloje të trishtë ballkanike, një vajzë 10 vjeçare vajza e Hamzë Jashari do të arrinte të shpëtonte e gjallë. Ajo është Besarta, vajza do të të kthehej në një simbol të asaj që do të vinte më pas. 16 vjet pas asaj ngjarjeje, Besarta tregoi në studion e E diell ngjarjen shoqëruar nga i vëllai i saj Bekimi i cili në atë kohë ishte në Gjermani.

 

 Rrëfimi:

Besarda- Une Hamze Jasharin e kujtotj si një babe, qe me ka edukuar dhe është përpjekur qe ne ti kishim te gjitha.

 

E kujton diten e 5 Marsit?

Besarda- Kush do ta harronte?

Besarda- Po luftuan vetem djemte, po erdhi nje moment qe dhe vajzat po i ndihmonin dhe po mbushnin armet…

…kur babai filloi te kendonte- dhe ai e mori kengen i pari…nuk ndjeja me frike…

“Hyr ne vendin ku gatuanim, u shtriva aty dhe bëra si e vdekur. Motra e vogel me kerkonte uje. Ajo ishte e plagosur dhe une smunda tia jepja

“Kur erdhen te me pyesnin per Hamzen dhe Ademin, une nuk u tregova asgje. U thashe qe jane gjalle dhe qe jane jashte shtetit. Une e dija qe ata i kishin frike dhe doja qe ata te ishin te gjalle- se te gjithe i kishin frike. Dhe pse ato nuk ishin me- sihin njelloj sikur ishin…

 

A eshte e vertete se Bianca, gruaja e Mic Jagger ka dashur te te adoptoje?

Besarda- Po, kane dashur shume te me adoptojne, por une e kisha nje familje. Nuk kam pasur nevoje per familje tjeter.

Bekimi- Eshte dicka me e madhe qe e mund dhimbjen, eshte krenaria per te paret tane.

 

Mendoni se eshte sakrifice? Mos do donit me shume ti kishit prane? Mos ishte nje sakrifice e kote?

Bekimi- jo sepse prej tye linden dhe shume Hamza dhe Adem te tjere.

 

Eshte kosova ajo qe donit juve?

Lirine e kemi fituar. Eshte korniza si te thuash, por jo ajo Kosove per te cilen te gjithe kane luftuar.

 

Albani, pyet Bekimin- A ke menduar ti futesh ndonjehere politikes?

Bekimi-Asnjehere!

 

Po Hamzai?

Bekimi- Hamzai ka pasur shume aktivitete dhe e njihnin shume veta, mbase po te ishte futur politikes athere do kishte pasur shume mbeshtetes.

Ndjehemi shume te respektuar nga te gjithe shqiptaret- por shteti ka nevoje te bej me shume per familjet e deshmoreve. Ne nuk e kemi pasur si problem ekonomine, as me pare, fale Zotit, por ka shume te tjere qe kane shume probleme.

Bekmi- Populli shqiptar nuk ka qene ndonjehere me mire politikisht ne Evrope.

 

Po ju e keni pasur enderr qe te bashkoheshit me Shqiperine?

Bekimi- Po si eshte me mire, te kemi nje karrige ne OKB, apo dy karrige?!

 

 Albani- Si e shikoni Kosoven, me te gjithe minoritetet?

Bekimi- Kosova eshte shtepia e te gjithe qytetareve te Kosoves dhe te atyre qe ndjehen ne shtepi aty. Shumica eshte shqiptare dhe pakicat kane te drejtat e tyre. Por mendoj se eshte e padrejte ajo qe u behet shqiptareve. Pse vetem minoritete duhet te kene te derjta ne Kosove dhe jo shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi te mos merren parasysh si minoritete?

“Vetem kombi shqiptar u dashka me u dhene te drejte minoriteteve- po pakicat shqiptare nuk kane mundesi te gezojne te drejta si pakica kombetare ne vende te tjera?”

Serbet qe nuk kane lyer duart me gjak mund te vijne- cfare pajtimi me i madh duhet?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency