Vendim I çmendur I KQZ/ Ligji: Partia më e madhe e opozitës barazpeshon KZAZ-në, i çmenduri fshin ligjin dhe përjashton opozitën…

0
263

Një vendim I çmendur I KQZ pas një urdhëri politik të të Çmendurit që drejton qeverinë për të përjashtuar nga KZAZ-të opozitën një të drejtë që është e sanksionuar në ligj dhe në kushtetutë ku thuhet se opozita barazpeshon këto komisione me mazhorancën. Kemi të bëjmë me një shkelje kriminale të ligjit nga KËZ dhe urdhëruesit politik në krye të qeverisë që i heq këtë të drejtë ligjore opozitës me urdhër.

Ja çfarë thotë ligji për KZAZ-në

KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:

dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.
Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë; b) anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara

në: i) përzgjedhjen rastësore;

ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor;

c) sekretari i KZAZ-së duhet të jetë jurist dhe propozohet nga partia, e cila propozon zëvendëskryetarin e KZAZ-së;

ç) 30 për qind e anëtarëve të propozuar përkatësisht nga partia më e madhe e shumicës dhe partia më e madhe e opozitës, në shkallë vendi, duhet të jenë nga secila gjini. 2. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së.

Në KZAZ-të ku anëtari i shtatë i përket partisë kryesore të shumicës parlamentare, kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të opozitës parlamentare. Zëvendëskryetari është i përkatësisë politike të kundërt me kryetarin.

3. Anëtarët e KZAZ-së nuk punojnë me kohë të plotë. KQZ-ja përcakton orarin e punës së KZAZ-së gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe jashtë saj. Për punën e kryer anëtarët përfitojnë shpërblim në masën e përcaktuar me vendim të KQZ-së. 20 4. Renditja e partive për efekt të ndarjes së vendeve në KZAZ, sipas përcaktimeve të këtij neni, bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka fituar partia politike nga zgjedhjet pararendëse për Kuvendin.

Në rastin e zgjedhjeve vendore, renditja përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi për këshillat vendorë në zgjedhjet pararendëse nga partitë parlamentare. Në rast se dy ose më shumë parti kanë të njëjtin numër mandatesh dhe nuk është e mundur të përcaktohet partia përfituese, renditja e tyre përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi. Nëse dy ose më shumë parti kanë të njëjtin numër votash, renditja përcaktohet nga KQZ-ja me short.

5. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës.

Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja “a” të këtij neni. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike, sipas këtij neni.

Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Procedurat për përzgjedhjen dhe trajnimin e shtetasve që mund të emërohen kryesisht përcaktohen nga KQZ-ja me udhëzim të veçantë.

6. Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme, KZAZ-ja ngrihet jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve.

7. Kur vendi i një anëtari të KZAZ-së mbetet vakant, ai plotësohet në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë nen brenda 15 ditëve nga data e krijimit të vakancës. Gjatë periudhës së zgjedhjeve, vendet vakante plotësohen brenda 3 ditëve.

8. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant në ditën e zgjedhjeve, propozimi në KQZ duhet të dorëzohet jo më vonë 3 orë nga çasti i krijimit të vakancës. Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse.

Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here