Gati letra e pestë e Ramës për kreun e opozitës!!! Jap dorëheqje si…

0
124

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i drejtohet kreut të opozitës me 4 letra publike, ku herë e fton në dialog pa kushte për zgjdhjen e krizës politike në vend, dhe herë përdor një gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese ndaj tij dhe mbështetësve të opozitës.

Mbrëmjen e djeshme, poshtë zyrës së tij në kryeministri, mijëra qytetarë u mblodhën nga i gjithë vendi me kërkesën e vetme: Rama ik, duke insistuar kështu në dorëheqjen e tij nga post ii kryeministrit, që konsiderohet edhe si rruga e vetme që mund të çelë dritën jeshile për zgjidhjen e krizës politike.

Madje në këtë protestë një nga qytetarët ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të ironizuar Ramën.

“Letër e pestë publike…. Jap dorëheqje si Kryeministër dhe nga Droga”, shkruhej në një nga pankartat që mbështetësit e opozitës mbanin në protestën e djeshme.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here