Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Bicaj të Kukësit.
Një mjet tip benz përplasi një 15-vjeçar dhe më pas hodhi trupin e tij në kanal, duke u larguar.
15- vjeçari në fjalë quhet Faik Pepa dhe ishte banor i zonës.
Meganews.al mëson se ai ende po lufton me jetën në gjendje kome.
Policia nga ana tjetër ende nuk ka gjetur autorin e ngjarjes.
I gjithë fshati është trondiur nga ngjarja e rëndë.