Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur edhe njëherë qartë para popullit, se largimi i Edi Ramës është hapi i parë për ta rikthyer pushtetin te populli
‘Ne jemi mbledhur sonte në këtë bashkim të magjishëm zemrash sepse na bashkojnë vlerat shqiptare, europiane. Amerikane, vlerat e vërteta të perëndimit, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të një qeverie të dalë nga krimi dhe të krimit, por një qeverie të dalë nga populli dhe për popullin
Largimi i Edi Ramës është vetëm hapi i parë për ta rikthyer pushtetin te qytetari, te sovrani, te populli, te ju.
Ndaj na mbledh deri në fitore totale zotimi ynë për vlerat dhe modelin evripian, të ndarjes dhe balancimit të pushtetit, të referendumeve popullore si shprehja më e lartë e sovranit
Kjo është rruga e vetme e shpëtimit dhe e shpresës sepse është rruga e vetme e Evropës
Kush do që mbyll sytë nga diktatura e krimit të Edi Ramës, që mbyll sytë përballë hajdutit më të madh që ka parë historia Edi Ramës, bën gabimin e madh,
Edi Rama nuk mund të reformohet, Edi Rama është koka e shtetit të bërë njësh me krimin.
Në nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, se vlerat, se normat e Evropës demokratike, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sundim të ligjit, balancim të pushtetit, nuk do të pranojmë asgjë më pak.”