SHTYRJA E Zgjedhjeve/ Meta: Ja pse e kam marrë këtë vendim….

0
152

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të sqaruar se pse ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

‘Zgjedhja e kushtetutbërësit, është e lidhur ngushtë me rolin e tij si përfaqësuesi i unitetit të popullit.

Kushtetutbërësi ka vendosur që data e zgjedhjeve duhet të jetë ditë bashkimi dhe jo përçarjeje.  Ndaj Presidenti, me dekret, ka caktuar datën 30 qershor si datën e fillimit të zgjedhjeve për zgjedhjet.

Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese dhe për ta rënduar edhe më shumë këtë zgjedhje, edhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksionit.

E gjithë kjo gjendje është shumë shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin. Si president kam bërë që aktorët politikë të bëjnë përpkjet për realizimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve kyçe për çeljen e negociatave.

Me keqardhje konstatoj se palët politike reflektojnë thellim të përçarjes midis tyre.

Nga njëra anë mazhoranca pretendon të shkojë e vetme në zgjedhje dhe opozita nga ana tjetër nuk pranon të hyjë në zgjedhje’, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here